Fenomen i pabesueshëm: Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haalandit pas paraqitjeve në Botëror

Fenomen i pabesueshëm: Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haalandit pas paraqitjeve në Botëror

Ethet e Kupës së Botës 2026 dhe forma fantastike e Erling Haalandit kanë shkaktuar një fenomen të pazakontë në Peru, ku qindra prindër kanë vendosur t'u japin fëmijëve të tyre emrin e sulmuesit norvegjez.

Sipas Regjistrit Kombëtar të Identifikimit dhe Gjendjes Civile të Perusë (Reniec), 468 foshnja të porsalindura janë regjistruar me mbiemrin "Haaland", ndërsa 91 të tjera kanë marrë emrin e plotë "Erling Haaland".


Zëdhënësi i Reniec, Ivan Torres, tha se yjet e futbollit vazhdojnë të jenë burim frymëzimi për shumë familje peruane.

"Haalandi është gjithashtu peruan. Yjet e mëdhenj të futbollit shërbejnë si frymëzim që peruanët t'u vendosin fëmijëve emra të njohur dhe të veçantë", deklaroi Torres.

Ai shtoi se shumica e këtyre regjistrimeve janë bërë pas fillimit të Kupës së Botës, veçanërisht pasi Norvegjia siguroi kualifikimin historik në çerekfinale.




Sulmuesi 25-vjeçar i Manchester Cityt, i njohur me nofkën "Androidi", ka qenë një nga protagonistët e turneut. Ai realizoi dy gola në fitoren ndaj Brazilit, sukses që i siguroi Norvegjisë çerekfinalen e parë në histori të Kupës së Botës.

Ky fenomen nuk është i ri në Peru. Sipas të dhënave zyrtare, 3.402 persona mbajnë emrin "Messi", prej të cilëve 292 janë regjistruar si "Lionel Messi". Po ashtu, 1 mijë e 185 persona quhen "Cristiano Ronaldo", 1 mijë e 241 "Yamal", 238 "Mbappe", ndërsa plot 33 mijë e 809 mbajnë emrin "Neymar".

"Nuk mund t'i ndalojmë njerëzit t'i përdorin këta emra", shtoi Torres.

Nëse Norvegjia vazhdon rrugëtimin në Kupën e Botës, pritet që "Haalandmania" të marrë përmasa edhe më të mëdha. Aktualisht, Haalandi ka shënuar shtatë gola në turne, vetëm një më pak se Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, të cilët kryesojnë listën e golashënuesve me nga tetë realizime./Telegrafi/



Të ngjashme
“Franca nuk ka francezë” Deklarata e bujshme e ish-kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez kërkon falje

“Franca nuk ka francezë” Deklarata e bujshme e ish-kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez kërkon falje

Katër skuadra në gjysmëfinale – Superkompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës

Katër skuadra në gjysmëfinale – Superkompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës

Haalandi pati disa fjalë për VAR-in, pasi Norvegjisë iu anulua një gol ndaj Anglisë

Haalandi pati disa fjalë për VAR-in, pasi Norvegjisë iu anulua një gol ndaj Anglisë

Dy numra 10 legjendarë, Messi ia dhuron fanellën e tij Baggios, pas ndeshjes me Zvicrën

Dy numra 10 legjendarë, Messi ia dhuron fanellën e tij Baggios, pas ndeshjes me Zvicrën

Reagim i fortë i Zhegrovës ndaj Lalës: Suksesi im erdhi nga puna

Reagim i fortë i Zhegrovës ndaj Lalës: Suksesi im erdhi nga puna

Infantino zbulon planin e FIFA-s: Botërori mund të zgjerohet në 64 kombëtare

Infantino zbulon planin e FIFA-s: Botërori mund të zgjerohet në 64 kombëtare

Dortmund konfirmon mungesën e Adeyemit, transferimi te Barcelona drejt finalizimit

Dortmund konfirmon mungesën e Adeyemit, transferimi te Barcelona drejt finalizimit

FIFA publikoi provat se goli i Anglisë ndaj Norvegjisë ishte i rregullt: Çipi në top nuk regjistroi asnjë kontakt gjatë fluturimit

FIFA publikoi provat se goli i Anglisë ndaj Norvegjisë ishte i rregullt: Çipi në top nuk regjistroi asnjë kontakt gjatë fluturimit

Superkompjuteri i Opta-s parashikon fituesin e Kupës së Botës 2026, Argjentina nuk është favoritja kryesore

Superkompjuteri i Opta-s parashikon fituesin e Kupës së Botës 2026, Argjentina nuk është favoritja kryesore

Xhaka: Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, na e prishi lojën

Xhaka: Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, na e prishi lojën

Bellingham i del në mbrojtje Anglisë pas kritikave të Tuchel: Ai nuk e di si është të luash kundër Haaland, Odegaard, Nusa dhe Sorloth

Bellingham i del në mbrojtje Anglisë pas kritikave të Tuchel: Ai nuk e di si është të luash kundër Haaland, Odegaard, Nusa dhe Sorloth

Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham