Dortmund konfirmon mungesën e Adeyemit, transferimi te Barcelona drejt finalizimit

Borussia Dortmund ka konfirmuar se sulmuesi Karim Adeyemi nuk ka marrë pjesë në testet fizike të skuadrës, për shkak të negociatave për një transferim të mundshëm.

Klubi gjerman njoftoi përmes rrjeteve sociale se Adeyemi dhe talenti Kjell Watjen ishin të liruar nga testet mjekësore për shkak të bisedimeve me klube të tjera.

“Karim Adeyemi dhe Kjell Watjen mungojnë sot në diagnostikimin e performancës. Të dy lojtarët janë të liruar për shkak të negociatave me klube të tjera”, thuhet në komunikatën e Dortmundit.

Ky zhvillim shihet si një sinjal i fortë se marrëveshja për largimin e Adeyemit është shumë pranë. Dortmund ka pranuar që lojtari të mos marrë pjesë në përgatitjet para-sezonale, pasi negociatat kanë avancuar ndjeshëm.

Destinacioni i radhës për sulmuesin gjerman pritet të jetë FC Barcelona. Sipas raportimeve, marrëveshja personale mes Adeyemit dhe klubit katalanas është arritur disa javë më parë, ndërsa ka mbetur vetëm dakordimi final mes dy klubeve.

Barcelona ka përfituar nga dëshira e lojtarit për t’iu bashkuar skuadrës së Hansi Flick, por edhe nga fakti se kontrata e tij me Dortmundin skadon në verën e ardhshme.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, oferta e pranuar nga Borussia Dortmund kap vlerën e 22 milionë eurove fikse, ndërsa mund të shkojë deri në 29 milionë euro me bonuse.

Transferimi pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme, duke i dhënë Barcelonës një përforcim të ri në repartin ofensiv.

Të ngjashme
Trump: Dje arritëm një marrëveshje me Iranin, por ata e shkelën brenda një ore

Shpëtohet 67-vjeçari që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

SHBA thotë se Ngushtica e Hormuzit është “e hapur për të gjitha anijet” – Irani e shpalli të mbyllur

Nis ardhja e mërgimtarëve, kolona të gjata në pikat kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë

Dhuna ndaj të miturës në Fier, merret vendimi për tri të dyshuarat

Tragjike në Berat: Hyri për t’u freskuar, 15-vjeçari mbytet në lumë

25- vjeçari gjendet pa shenja jete në një banesë në Mitrovicë

Kryhet një bastisje në Burgun e Dubravës, SHKK thotë se parandaluan futjen e një sasie droge dhe 6 telefonave mobilë

FIFA publikoi provat se goli i Anglisë ndaj Norvegjisë ishte i rregullt: Çipi në top nuk regjistroi asnjë kontakt gjatë fluturimit

Dua Lipa flet për protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin pa konsultime publike

Ndalen punimet në një objekt në Fushë Kosovë, Inspektorati gjen shkelje të rënda të sigurisë

Vetaksident në Istog: Vetura godet shtyllën elektrike, një i lënduar