“Spam” rekord, mbi 700 milionë llogari të prekura

“Spam” rekord, mbi 700 milionë llogari të prekura

Ekspertët e sigurisë lëshojnë alarmin se mbi 700 milionë llogari në faqe të ndryshme të internetit mund të kenë përfunduar në duart e hakerave. Bëhet fjalë për operacionin “spam” më të madh të regjistruar deri më tani. Një pjesë e llogarive janë të çaktivizuara prej kohësh, por pjesa më e madhe e tyre janë ende […]

Ekspertët e sigurisë lëshojnë alarmin se mbi 700 milionë llogari në faqe të ndryshme të internetit mund të kenë përfunduar në duart e hakerave.

Bëhet fjalë për operacionin “spam” më të madh të regjistruar deri më tani. Një pjesë e llogarive janë të çaktivizuara prej kohësh, por pjesa më e madhe e tyre janë ende aktive.

Mashtrimi u zbulua nga një ekspert sigurie në Paris, i vetëquajtur Benkow dhe më pas u përhap nga portali ZDnet.

Në këtë operacion, hakerat kanë dërguar mesazhe me përmbajtje të ngjashme, por me ndryshim dërguesish, ku i ftonin që të klikonin në një link të dërguar përmes postës elektronike.

Sipas ekspertëve të sigurisë, ata që kanë rënë pre dhe kanë klikuar në këtë link, në rastin më të mirë u kanë dhënë hakerave detaje në lidhje me llogarinë e tyre dhe në rastin më të keq hakerat u kanë marrë edhe fjalëkalimin.

Këshilla kryesore që ekspertët japin tani për të gjithë personat që zotërojnë një llogari të infektuar është ndryshimi i menjëhershëm i fjalëkalimit dhe përforcimi i gjithë mekanizmit të sigurisë së llogarisë.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar