LG V30 rrjedh online dhe duket i mrekullueshëm (FOTO)

Dy javë para lansimit zyrtar, Evan Blass e ka shpërndarë foton zyrtare të modelit të ri të telefonit nga LG. Përkatësisht bëhet fjalë për LG V30, i cili duket mrekullueshëm. Imazhi, i postuar në llogarinë e tij të Twitter, e shfaq LG V30 nga të gjitha anët dhe zbulon se sa pjesa e përparme është […]
Imazhi, i postuar në llogarinë e tij të Twitter, e shfaq LG V30 nga të gjitha anët dhe zbulon se sa pjesa e përparme është e mbushur nga ekrani 6 inç në OLED, si dhe sa i mrekullueshëm është ky telefon për nga dizajni. Kornizat lart dhe poshtë ekranit janë tepër të pakta dhe kamera e përparme duket po aq e vogël.
LG V30 do të ketë panel OLED, që do të jetë hera e parë kur janë në pyetje telefonat premium LG. Por, ky është trendi në vitin 2017, të cilin pothuajse asnjë prodhues nuk duhet ta lëshojë, madje edhe Apple do të sjellë iPhone me panel OLED.












