Ky shtet ka internetin më të shpejtë në botë

Ky shtet ka internetin më të shpejtë në botë

Testet kanë dëshmuar se internetin më të shpejtë në botë e ka Singapori, mesatarisht 55,13 Mbps, që mjafton për marrjen e 7,5 GB filmave HD për 18 minuta e 34 sekonda. Internetin më të ngadalshëm e ka Jemeni, derisa Sllovenia renditet në vendin 25, Kroacia në vendin 40, Maqedonia 59, Bosnja 61, ndërsa Shqipëria renditet […]

Testet kanë dëshmuar se internetin më të shpejtë në botë e ka Singapori, mesatarisht 55,13 Mbps, që mjafton për marrjen e 7,5 GB filmave HD për 18 minuta e 34 sekonda.

Internetin më të ngadalshëm e ka Jemeni, derisa Sllovenia renditet në vendin 25, Kroacia në vendin 40, Maqedonia 59, Bosnja 61, ndërsa Shqipëria renditet në pozitën 78, tregon hulumtimi më i ri në të cilin janë përfshirë 189 shtete të botës.

Shkarkimi i filmave prej 7,5 GB në Jemen, i cili renditet i fundit në listë, ka shpejtësi mesatare prej vetëm 0,34 Mbps dhe do të zgjaste më shumë se dy ditë.

Suedia, Tajvani, Danimarka, Holanda dhe Letonia kanë shpejtësi mesatare të internetit prej mbi 30 Mbps, gjë të cilën agjencia rregullative britanike Ofcom e definon si “super shpejtësi”, transmeton KosovaPress.

Njëkohësisht, 139 shtete kanë shpejtësi mesatare të internetit nën 10 Mbps, gjë e cila sipas Ofcom është shpejtësi minimale, e cila iu përgjigjet nevojave të familjeve tipike.

Në mesin e 30 shteteve me internet më të shpejtë janë kryesisht shtetet e Evropës dhe Azisë, derisa në Afrikë mbi gjysma e shteteve janë me performanca më të dobëta, transmeton cable.co.uk, i cili ofron këshilla për shërbimet e operatorëve britanik të internetit, TV dhe telefonisë.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar