Befason Apple, nga iphone 8 e mbrapa do të përdoren vetëm këto 3 ngjyra

Befason Apple, nga iphone 8 e mbrapa do të përdoren vetëm këto 3 ngjyra

Gjenerata e re e iPhone, me gjasë, do të lansohet në vetëm tre ngjyra, thuhet sipas një burimi të besueshëm të Apple, përkatësisht nga Ming-Chi Kuo i KGI Securities. Në kërkimin e tij të fundit, i cili iu dha MacRumors, Kuo parashikon që Apple do të lëshojë vetëm versionin e iPhonë me ngjyrë të zezë, […]

Gjenerata e re e iPhone, me gjasë, do të lansohet në vetëm tre ngjyra, thuhet sipas një burimi të besueshëm të Apple, përkatësisht nga Ming-Chi Kuo i KGI Securities.

Në kërkimin e tij të fundit, i cili iu dha MacRumors, Kuo parashikon që Apple do të lëshojë vetëm versionin e iPhonë me ngjyrë të zezë, argjend dhe ari. Dhe kjo do të vlejë për të tre modelet e reja të iPhone, iPhone-it më luksoz që do të vijë si iPhone 8 dhe dy modeleve tjera shoqëruese, iPhone 7S dhe 7S Plus.

Me këtë lëvizje, Apple është duke u kthyer në bazat e saj dhe duke i prerë plotësisht opsionet e tjera.

Kuo tha se në modelet e reja të iPhone do të ofrohet edhe mbushësi i shpejtë i baterisë, dhe se ky tipar do të vijë për të tre telefonat e rinj.

Megjithatë, sipas këtij burimi thuhet se iPhone më luksoz  – iPhone 8 do të përballet me mungesë të sasisë në treg, dhe se fillimisht do të ketë vetëm dy deri në katër milionë njësi në dispozicion për dërgesë gjatë tremujorit të tretë të vitit, përpara se të rritet prodhimi në tremujorin e katërt.

Në mesin e karakteristikave të shumta të përfolura të iPhone janë edhe ekranet pa korniza nga njëri skaj në tjetrin, më pas mundësia e incizimit në 4K, teknologjia dhe sensorët për njohjen e fytyrës dhe shumë tipare të tjera të reja.

Foxconn exec says ‘estimated iPhone 8 is not cheap’ as new copper gold case image surfaces https://t.co/datsaS2Nu4 pic.twitter.com/2pJpJzggve

— 9to5Mac  (@9to5mac) August 7, 2017

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar