Audi ofron 9.500 euro për ndërrimin e veturës së vjetër me atë të re (Foto)

Audi ofron 9.500 euro për ndërrimin e veturës së vjetër me atë të re (Foto)

Në momentin kur Gjermania dhe Zvicra do të sjellin ligjet për largimin e veturave të vjetra me dizel nga rrugët, prodhuesi Audi do të lansojë modele me metan, të cilat po ashtu janë ekonomike dhe ndotin më pak mjedisin. Audi u ka ofruar blerësve edhe dy modele, të cilët përveç motorit me benzinë, mund të […]

Audi u ka ofruar blerësve edhe dy modele, të cilët përveç motorit me benzinë, mund të përdorin edhe gazin natyror CNG. Në sallonet e shitjes arrijnë A4 Avant G-Tron dhe A5 Sportback G-Tron, transmeton KosovaPress.

Të dy automobilat janë të pajisur me motor 2.0 litra TFSI me 170 kuaj fuqi. Posedojnë ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive, ndërsa nga zero deri në 100 kilometra në orë mund t’i arrijnë për 8,5 sekonda. Shpejtësia maksimale e këtyre veturave është 226 km në orë.

Në Audi thonë se autonomia maksimale e vozitjes së këtyre modeleve është 950 km kur janë të mbushur të dy rezervuarët dhe nëse vozitet vetëm në metan, mund të kalojnë deri 500 km para se karburanti të shpenzohet.

Instalimi i rezervuarit shtesë ka ndikuar në zvogëlimin e hapësirës për bagazh, ashtu që A4 Avant G-Tron posedon 415 litra dhe A5 Sportback G-Tron me 390 litra.

Çmimet e modeleve në Gjermani kushtojnë 40.300 euro, aq sa kushton A4 Avant me metan, përkatësisht 40.800 euro sa duhet paguar për A5 Sportback G-Tron.

Audi u ofron blerësve bonus me rastin e blerjes së këtyre modeleve në shumën prej 9.500 eurosh, nëse ndërrojnë automjetin e tyre të vjetër dizel sipas parimit “i vjetri për të riun”. Me këtë qytetarët stimulohen që të heqin dorë nga automjetet që ndotin mjedisin dhe njëkohësisht bëhen me automobila ekologjikë.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar