Mercedes thyen edhe një rekord

Mercedes thyen edhe një rekord

Pas rekordit në vitin 2016, kur në gjithë botën shiti rreth 2,1 milionë automobila, Mercedes ka shënuar rritje dyshifrore të shitjes edhe në gjysmën e parë të vitit 2017. Deri te rezultati më i mirë gjashtëmujor në histori, prodhuesi gjerman i automobilave erdhi pasi që gjatë kësaj periudhe shiti 1.144.274 automjete, me rritje të shitjes […]

Pas rekordit në vitin 2016, kur në gjithë botën shiti rreth 2,1 milionë automobila, Mercedes ka shënuar rritje dyshifrore të shitjes edhe në gjysmën e parë të vitit 2017.

Deri te rezultati më i mirë gjashtëmujor në histori, prodhuesi gjerman i automobilave erdhi pasi që gjatë kësaj periudhe shiti 1.144.274 automjete, me rritje të shitjes prej 13,7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016, transmeton KosovaPress.

Evropa edhe më tej mbetet tregu më i madh i Mercedesit, me 484.120 automobila të plasuar, që paraqet rritje 8,9%, me shitje rekorde në Britani të Madhe, Francë, Spanjë, Belgjikë dhe Zvicër.  Rajoni aziatik-paqësor është i dyti, pasi në këtë treg janë shitur 438.710 automjete me rritje prej 26,7%. Shitja në Kinë është rritur 34,5%, ndërsa në Korenë Jugore për madje 47,3%.

Në kontinentin veri-amerikan, Mercedes në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka shitur 193.399 automobila me rritje të shitjes prej 2,1%.  Ndryshe, vetëm në qershor në gjithë botën janë shitur 221.874 Mercedes.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar