Makinat vetë-lëvizëse do të transformojnë urbanizimin aktual (Foto)

Makinat vetë-lëvizëse do të transformojnë urbanizimin aktual (Foto)

Ëdrra urbane për një park të përbashkët të makinave vetë-lëvizëse është duke u praktikuar përmes një aplikacioni që çdo ditë po bëhet realitet. Kompania “Uber” tashmë ka testuar automjete vetë-lëvizëse në Arizona dhe Pensilvani. Por të enjten konkurrenti kryesor i saj “Lyft” zbuloi planin e saj se si do t’i bëjë funksionale makinat vetëlëvizëse. Drejtuesit e […]

Kompania “Uber” tashmë ka testuar automjete vetë-lëvizëse në Arizona dhe Pensilvani. Por të enjten konkurrenti kryesor i saj “Lyft” zbuloi planin e saj se si do t’i bëjë funksionale makinat vetëlëvizëse.

Drejtuesit e “Lyft” shpjeguan përmes një konference se janë duke punuar për të formuar një strukturë të re të fokusuar në teknologjinë e cila i bën më praktike makinat vetë-lëvizëse, raportoi “Popular Science”, transmeton Periskopi.

Ata deklaruan se përmes këtij projekti do të punësohen qindra njerëz të cilët do të punojnë deri në vitin e ardhshëm. Më konkretisht ata janë duke punuar për të pasur hardware dhe softwerë që e mundësojnë pilotimin e makinave vetë-lëvizsëse.

Shërbimi planifikon të krijojë një platformë të hapur që do të lejojë makina vetë-lëvizëse të bëhen të mundhsme edhe nga firmat partnere, si GM, Waymo, nuTonomy dhe të tjerë, për të inkorporuar teknologjinë e tyre në automjetet “Lyft”.

“Lyft ka qenë qartësisht më pak aktive sesa Uber në avancimin e një axhende të qartë mbi makinat vetëlëvizëse”, thotë David Keith, një profesor asistent i dinamikës së sistemit në “Sloan School of Management” të Institutit Teknologjik të Masaçuzetsit.

Në fund të fundit, ajo që Uber dhe Lyft dëshirojnë është që të sigurojnë një të ardhme ku do të mbretërojë teknologjia e makinave vetë-lëvizëse, thotë Stephen Zoepf, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Hulumtime Automobilistike në Stanford.

Kjo mund të ndihmojë kompanitë të ulin kostot, pasi një makinë me shofer ka shpenzime më të shumta për dallim nga makinat autonome./Periskopi/

Lyft

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar