Makinat pa erë (Video)

Makinat pa erë (Video)

Në një laborator në perëndim të Kinës, mbushur me provëza xhami e makina që gumëzhijnë, “Ford Motor Co” po përdor një armë të re për të joshur blerësit në mesin e shqetësimeve mbi një ngadalësim të rritjes së industrisë dhe konkurrencës së egër: aromën.  Një ekip vlerësuesish, të njohur ndryshe si “hundët e arta”, testojnë […]

Në një laborator në perëndim të Kinës, mbushur me provëza xhami e makina që gumëzhijnë, “Ford Motor Co” po përdor një armë të re për të joshur blerësit në mesin e shqetësimeve mbi një ngadalësim të rritjes së industrisë dhe konkurrencës së egër: aromën.
 Një ekip vlerësuesish, të njohur ndryshe si “hundët e arta”, testojnë me kujdes erën e çdo materiali që përdoret në makinat e kësaj kompanie të destinuara për tregun aziatik. Testi i aromës nuk është i jashtëzakonshëm, por qëllimi në këtë rast ndryshon shumë nga përdorimi i tij në pjesë të tjera të botës. Ndërsa shoferët amerikanë dhe ata europianë e shijojnë me shumë kënaqësi “erën” e makinës së re, konsumatorët e tregut më të madh të automjeteve në botë nuk e durojnë dot.

“Nuk më pëlqen era e makinave të reja. Mendoj se aromat e pakëndshme mund të ketë ndikim tek trupi i njeriut dhe ndjeshmëria e tij. Nëse pastaj është serioze, kërcënon të prekë edhe shëndetin. Personalisht mendoj se është më mirë që makina e porsablerë të mos ketë erë fare”, thotë  Zhao Yong, konsumator.

Era e një makine të re mund të ketë ndikim të madh në Kinë. Një raport i 2016-s nga J.D. Power tregon se aromat e pakëndshme të makinave renditeshin në krye të pakënaqësisë së drejtuesve vendas të automjeteve, duke kapërcyer madje edhe shqetësimet që mund të buronin nga problemet e motorit, zhurmat apo sasia e karburantit që harxhon. Për t’iu përgjigjur kësaj situate, “Ford” përforcoi ekipin e tij në Kinë me 18 vlerësues aromash të cilët ndërmarrin rreth 300 teste në vit. 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar