Kurrë mos komentoni ‘Amin’ në Facebook, kjo është arsyeja

Kurrë mos komentoni ‘Amin’ në Facebook, kjo është arsyeja

Çfarë ka të keqe të komentosh “Amin”? Asgjë, mund të thoni ju, por ka pasoja nëse komentoni kështu në Facebook. Nëse jeni përdorues i rregullt i Facebook dhe vazhdimisht ndjeni dhembshuri për gjërat e ndryshme që i shini në rrjetin social, sigurisht se keni komentuar ose parë komente të shumta “Amin”. Të gjithë e dimë […]

Nëse jeni përdorues i rregullt i Facebook dhe vazhdimisht ndjeni dhembshuri për gjërat e ndryshme që i shini në rrjetin social, sigurisht se keni komentuar ose parë komente të shumta “Amin”.

Të gjithë e dimë se askush nuk mund të shpëtohet me një “Like” ose asnjë sëmundje nuk mund të shërohet duke shkruar “Amin” në Facebook: por njerëzit bëjnë kështu për të treguar mbështetje.

Pavarësisht qëllimit tuaj të mirë, duke komentuar kështu ju jeni duke i ndihmuar ‘hakerët’ që të fitojnë para lehtë.

Këto postime manipuluese janë të dizajnuara për t’i mashtruar ose shtyrë njerëzit për të bërë like, share ose komentuar, gjë që rezulton me grumbullim të madh të ndjekësve.

Krijuesit e faqes më pas shpërndajnë viruse, publikime të dëmshme dhe mashtrime të tjera. Ata gjithashtu mbajnë të dhënat tuaja dhe e dinë se ku jetoni, datën e lindjes dhe e-mail adresën, që më pas mund të përdoret për të hakeruar llogarinë tuaj.

Kur i shpërndani këto postime, ju në fakt po bëni keq duke e rritur popullaritetin e tyre.

Për shkak se ndodh kjo, pronarët e këtyre faqeve fitojnë para duke përdorur fotografi të vjedhura të një kafshe duke vuajtur ose një foshnje të sëmurë, familja e së cilës nuk ia ka idenë se është duke u përdorur fotografia e saj, transmeton Gazeta Express.

Kështu që herën tjetër kur të ndiheni keq që nuk po i shpërndani postimet e tilla, mbajeni në mend se “Like”-u juaj dhe “Amin”-i nuk do të shpëtojë jetë.

Thjeshtë do t’i ndihmojë këta njerëz të përfitojnë për vete.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar