Ish-shefi i VW-së rrezikon 169 vjet burgim për shkak të skandalit “Dieselgate”

Ish-shefi i VW-së rrezikon 169 vjet burgim për shkak të skandalit “Dieselgate”

Ish-shefi dhe inxhinieri i Volkswagenit, Oliver Schmidt, mund të dënohet me burgim për shkak të skandalit të ashtuquajtur “Dieselgate”, nga gjykata e Detroitit në SHBA, raporton motor1. Schmidt është arrestuar duke tentuar që të fluturojë drejt Gjermanisë në janar të këtij viti, dhe është akuzuar për 11 krime e nëse dënohet maksimalisht mund të marrë […]

Ish-shefi dhe inxhinieri i Volkswagenit, Oliver Schmidt, mund të dënohet me burgim për shkak të skandalit të ashtuquajtur “Dieselgate”, nga gjykata e Detroitit në SHBA, raporton motor1.

Schmidt është arrestuar duke tentuar që të fluturojë drejt Gjermanisë në janar të këtij viti, dhe është akuzuar për 11 krime e nëse dënohet maksimalisht mund të marrë dënim deri në 169 vite burg, transmeton koha.net.

Gjykata e SHBA-së ka akuzuar Schmidt se ka tentuar “që të mashtrojë rregullatorët e SHBA-së duke ofruar arsye të rreme, pavarësisht se VW kishe mashtruar qëllimisht me emetimin e gazrave në SHBA, me synimin që të lejonte VW të vazhdojë shitjen e automjeteve me naftë në Shtetet e Bashkuara”.

Gjithashtu është zbuluar se ai ishe i vetëdijshëm se “arsyeja për mospërputhje me emetimin e gazrave ishte se VW qëllimisht kishe instaluar programin mashtrues në veturat me naftë që shiste në SHBA që nga viti 2009 e deri në 2015”.

Prokurorët e SHBA-së kanë mbledhur mbi 4.3 milionë dokumente me më shumë se 40 milionë faqe si provë për akuzat.

Kushtet e pranimit të fajësisë nga Shmidt nuk janë të qarta në këto dokumente tani për tani.

Ai është i vetmi prapa grilave nga shtatë shefat e akuzuar të Volkswagenit për këtë çështje, pasi ish kolegët e tij tani gjenden në Gjermani, jashtë juridiksionit të ligjeve të SHBA-së.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar