Dubai, policët do përdorin syzet ‘Google’ për të njohur kriminelët

Dubai, policët do përdorin syzet ‘Google’ për të njohur kriminelët

Departamenti i policisë në Dubai ka në plan të pajisë të gjithë detektivët me syzet inteligjente Google Glass, për t’i ndihmuar ata të luftojnë krimin duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës. Kjo pajisje konsiston në një ekran të vogël kompjuterik të montuar në cepin e kornizës së syzeve, i cili është i aftë të […]

Departamenti i policisë në Dubai ka në plan të pajisë të gjithë detektivët me syzet inteligjente Google Glass, për t’i ndihmuar ata të luftojnë krimin duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Kjo pajisje konsiston në një ekran të vogël kompjuterik të montuar në cepin e kornizës së syzeve, i cili është i aftë të shkrep foto, të regjistrojë video dhe të luajë muzikë.

Një zëdhënës i policisë në Dubai konfirmoi për gazetën 7 Days në Dubai, se softueri i krijuar nga policia e Dubai-it do të bëjë të mundur lidhjen e syzeve me bazën e të dhënave të personave që janë në kërkim.

Sapo pajisja të njoh një të dyshuar, bazuar nga pamja e fytyrës, ajo do t’i dërgojë përdoruesit një sinjal. Fillimisht kjo pajisje do të përdoret për të ndaluar ata që shkelin rregullat e qarkullimit. Në fazën e dytë, kjo pajisje do të përdoret nga detektivët.

Kompania amerikane e internetit tha në një postim në blogun e saj në maj se çdokush në SHBA mund të blejë një pajisje për 1500 dollarë. Policia e Dubait njihet për shpenzimet e shumta që përdor për të pajisur punonjësit e saj. Vitin që kaloi qeveria e Dubait lajmëroi se do të pajiste policinë me makina sportive Lamborghini.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar