Bashkëthemeluesi i Apple: Nuk do ta blejë iPhone X

Bashkëthemeluesi i Apple: Nuk do ta blejë iPhone X

Steve Wozniak është njeriu që 41 vjet më parë, bashkë me Steve Jobsin, themeluan kompaninë Apple. Është njeriu që krijoi të parin kompjuter të kompanisë. Në një intervistë të dhënë për CNBC, Wozniak ka thënë se iPhone X do të jetë i pari telefon i kompanisë, që ai nuk do ta marrë që në ditën […]

Steve Wozniak është njeriu që 41 vjet më parë, bashkë me Steve Jobsin, themeluan kompaninë Apple. Është njeriu që krijoi të parin kompjuter të kompanisë.

Në një intervistë të dhënë për CNBC, Wozniak ka thënë se iPhone X do të jetë i pari telefon i kompanisë, që ai nuk do ta marrë që në ditën e parë, dhe se për momentin do të mbajë iPhone 8-ën e tij.

“Jam i shqetësuar për atë që më ofron. Do të rri e do të shoh një herë. Jam shumë i kënaqur me iPhone 8, i cili është njësoj me iPhone 7, i cili ishte njësoj me iPhone 6, për mua. Mendoj se në këtë rast do të shoh të tjerët si do të ecin”, ka thënë ai, përcjell EO.

Komentet e tij janë bërë vetëm disa ditë para daljes në treg të iPhone X.

Vetë kompania ka thënë se ky model do të shënojë një kthesë të fortë dhe do të hapë rrugën për të ardhmen e smartphoneve dhe teknologjinë e dhjetë viteve të ardhshme.

Wozniak është shprehur skeptik për disa tipare, si për shembull identifikimi përmes fytyrës.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar