Lajmi për përsëritjen e balotazhit në Prishtinë është ‘fake news’ i LDK-së

Drejtori i Zyrës për Komunikim dhe Informim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Veton Dula, ka bërë të ditur për Periskopin se kjo Gjykatë nuk ka kërkuar asnjë rekomandim nga Komisioni i Venecias lidhur me përsëritjen e balotazhit në Prishtinë. “Gjykata Kushtetuese nuk ka kërkuar asnjë rekomandim nga Komisioni i Venecias. Dhe si i tillë, lajmi […]
“Gjykata Kushtetuese nuk ka kërkuar asnjë rekomandim nga Komisioni i Venecias. Dhe si i tillë, lajmi nuk qëndron”, ka thënë Dula për Periskopin.
Tutje, ai ka bërë të ditur se rekomandim nga ky Komision nuk mund të kërkojë asnjë parti politike, e në këtë rast as LDK’ja.
Edhe burime të Periskopit para pak çastesh bën të ditur se lajmi i publikuar pak më parë për përsëritje të balotazhit në Prishtinë është spekulim i LDK’së dhe asgjë më shumë.
Në media u raportua se sipas një rekomandimi të Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese, duhet të ketë përsëritje të balotazhit në Prishtinë, pasi ishin evidentuar disa shkelje.
Ankesën në Gjykatën Kushtetuese e kishte parashtruar kandidati i LDK’së, Arban Abrashi, i cili humbi zgjedhjet. Kjo ankesë kishte të bënte me disa shkelje që LDK pretendonte se janë evidentuar gjatë procesit zgjedhor në balotazh më 19 nëntor 2017.
Vlen të theksohet se Komisioni i Venecias është Komision Europian për Demokraci nëpërmjet ligjit. Orgaizëm këshillues mbi çështjet kushtetuese. Ky komision ofron ndihmë kushtetuese për shtete të veçanta në lidhje me tema të ndryshme./PERISKOPI












