Nga refugjat lufte në yll të futbollit, historia emocionuese e Antonio Rudigerit gjatë Botërorit

Nga refugjat lufte në yll të futbollit, historia emocionuese e Antonio Rudigerit gjatë Botërorit

Mbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Rudiger, ka ndarë historinë prekëse të familjes së tij, duke zbuluar se prindërit dhe të afërmit e tij i shpëtuan luftës civile në Sierra Leone vetëm falë një arratisjeje të rrezikshme që u mundësoi të nisnin një jetë të re në Evropë.

Futbollisti i Real Madridit foli për BBC Sport Africa pas paraqitjes së tij në ndeshjen hapëse të Gjermanisë në Kupën e Botës, ku gjermanët triumfuan me rezultat të thellë 7-1 ndaj Curacaos, transmeton Klankosova.tv.

Rudiger tregoi se familja e tij u detyrua të largohej nga distrikti Kono, në lindje të Sierra Leones, gjatë luftës civile që zgjati afro një dekadë dhe mori mijëra jetë.

“E vetmja zgjidhje ishte të largoheshim. Vëllai im më ka treguar shumë histori për atë që kanë përjetuar gjatë rrugës drejt kryeqytetit Freetown në kërkim të sigurisë”, tha Rudiger.

Sipas tij, udhëtimi prej rreth 340 kilometrash ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm, ndërsa xhaxhai i tij ndërmori masa ekstreme për të shpëtuar fëmijët e familjes nga rebelët që rekrutonin me forcë fëmijë-ushtarë.

“Ai i fshehu në një thes me oriz dhe më pas u kthye për t’i marrë. Në disa raste duhej të shtirreshin si të vdekur që të mos qëlloheshin apo rrëmbeheshin”, rrëfeu mbrojtësi gjerman.

Rudiger, më i vogli nga gjashtë fëmijët e familjes, lindi në Berlin pasi Gjermania pranoi familjen e tij si refugjatë. Ai kujton se fëmijërinë e kaloi në një qendër refugjatësh.

“Kjo më ndikoi shumë, sepse kuptova se asgjë nuk të jepet falas në jetë. Duhet të punosh dhe të sakrifikosh shumë për të arritur qëllimet e tua”, u shpreh ai.

Futbollisti gjerman nuk është i vetmi yll i futbollit me një histori të tillë. Kapiteni i Kanadasë, Alphonso Davies, kaloi vitet e para të jetës në një kamp refugjatësh në Ganë, pasi familja e tij ishte larguar nga Liberia për shkak të luftës civile.

Davies ka deklaruar se Kanadaja i dha mundësinë të ndërtonte jetën që ëndërronte.

“Më dhanë mundësinë të jem ai që jam sot dhe të bëhem ai që dua të jem në jetë”, ka thënë futbollisti i Bayern Munichut.

Në një fushatë të mbështetur nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), edhe emra të tjerë të njohur të futbollit kanë ndarë historitë e tyre si fëmijë refugjatësh apo të zhvendosur nga luftërat.

Mes tyre janë Eduardo Camavinga, Victor Moses, Asmir Begovic dhe Ali Al-Hamadi, të cilët sot përfaqësojnë histori suksesi pas sfidave të mëdha që kanë përjetuar familjet e tyre.

Megjithatë, Rudiger ka shprehur shqetësimin se perceptimi global ndaj refugjatëve është bërë më negativ vitet e fundit.

“Sot shpesh fajësohen refugjatët. Sigurisht që ka njerëz të mirë dhe të këqij, por nuk mund të gjykosh të gjithë për shkak të veprimeve të një personi. Ka shumë njerëz që vijnë për të ndryshuar jetën e tyre, mësojnë gjuhën, shkojnë në shkollë dhe arrijnë sukses”, tha ai.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, aktualisht në botë ka rreth 48.8 milionë fëmijë të zhvendosur për shkak të luftërave, dhunës dhe persekutimit.

Rudiger dhe Davies shpresojnë që përmes historive të tyre të kujtojnë se pas shumë yjeve të futbollit fshihen rrëfime të dhimbshme mbijetese, sakrifice dhe mundësish të reja të ofruara nga vendet që i pritën si refugjatë./ Periskopi/

Të ngjashme
Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por sulmet vazhdojnë në Libanin jugor

Armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por sulmet vazhdojnë në Libanin jugor

Vedat Muriqi hyn në histori, transferimi i katërt më i shtrenjtë për sulmuesit mbi 32 vjeç

Vedat Muriqi hyn në histori, transferimi i katërt më i shtrenjtë për sulmuesit mbi 32 vjeç

Moti sot: Temperaturat arrijnë deri në 33°C

Moti sot: Temperaturat arrijnë deri në 33°C

Mbi 19 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen testit të maturës, Ministria paralajmëron për përdorimin e telefonave

Mbi 19 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen testit të maturës, Ministria paralajmëron për përdorimin e telefonave

FIFA detyrohet të paguajë kompensim pas lëndimit horror të yllit të Kanadasë në Kupën e Botës

FIFA detyrohet të paguajë kompensim pas lëndimit horror të yllit të Kanadasë në Kupën e Botës

Tentoi t’i ikte policisë kufitare, policia gjermane arreston kosovarin që kërkohej për vjedhje rëndë

Tentoi t’i ikte policisë kufitare, policia gjermane arreston kosovarin që kërkohej për vjedhje rëndë

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

0:000:00