Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Njësitet Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme operative për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, kanë realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve të kryera zyrtarët doganorë kanë hasur dhe kanë sekuestruar gjithsej 33,000 njësi të produkteve të duhanit të ngrohur të markës TERREA, të cilat përdoren në pajisje elektronike për ngrohjen e duhanit, si dhe një pajisje elektronike për përdorimin e këtyre produkteve












