ZKA: Shtatë projekte rrugore u nisën pa leje ndërtimore, shkelje e kërkesave ligjore

ZKA: Shtatë projekte rrugore u nisën pa leje ndërtimore, shkelje e kërkesave ligjore

Raporti vjetor i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) ka gjetur parregullsi në realizimin e projekteve rrugore, duke konstatuar se në shtatë raste kontratat për ndërtimin, rehabilitimin, zgjerimin dhe rikonstruktimin e rrugëve rajonale dhe nacionale janë nënshkruar gjatë vitit 2025 pa u pajisur paraprakisht me leje ndërtimore.

Sipas raportit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka kompetencë ligjore për lëshimin e lejeve për ndërtimet e kategorisë III, të cilat përfshijnë projekte me interes nacional dhe me rrezikshmëri të lartë. Po ashtu, legjislacioni përcakton se lejet ndërtimore për rrugët shtetërore të rendit të parë dhe të dytë duhet të lëshohen para fillimit të punimeve.

Auditorët kanë konstatuar se projektet janë nisur pa përmbushjen e këtij kushti ligjor, duke përfshirë investime me vlerë të konsiderueshme financiare.

ZKA vlerëson se rastet kanë ndodhur si pasojë e moszbatimit të kërkesave ligjore për lëshimin e lejeve ndërtimore dhe mungesës së mekanizmave funksionalë të kontrollit të brendshëm për trajtimin dhe lëshimin e tyre.

“Gjatë auditimit, përmes rishikimit të procedurave të prokurimit dhe kontratave të nënshkruara, është konstatuar se në shtatë raste kontratat për ndërtimin, rehabilitimin, zgjerimin dhe rikonstruktimin e rrugëve rajonale dhe nacionale janë nënshkruar gjatë vitit 2025 pa u pajisur paraprakisht me leje ndërtimore nga Ministria. Këto raste përfshijnë investime me vlerë të konsiderueshme financiare dhe tregojnë për një praktikë të përsëritur të fillimit të projekteve pa plotësimin e kushteve ligjore të nevojshme.

Rastet kanë ndodhur si rezultat i moszbatimit të kërkesave ligjore nga ana e Ministrisë për lëshimin e lejeve ndërtimore, si dhe mungesës së një mekanizmi funksional dhe kontrolleve efektive të brendshme për trajtimin dhe lëshimin e këtyre lejeve. Kjo ka bërë që projektet të realizohen pa u pajisur me leje ndërtimore në mënyrë sistematike”, shkruhet në raportin e ZKA-së.

Raporti thekson se realizimi i projekteve pa leje ndërtimore paraqet shkelje të ligjit, rrit rrezikun për zbatim jo të rregullt të projekteve dhe mund të sjellë pasoja ligjore e financiare. Gjithashtu, mungesa e lejeve mund të shkaktojë ndërprerje të punimeve, vonesa në realizimin e projekteve, rritje të kostove, si dhe të ndikojë në sigurinë dhe cilësinë e punimeve.

“Realizimi i projekteve pa leje ndërtimore paraqet shkelje të kërkesave ligjore dhe rrit rrezikun për zbatim jo të rregullt të projekteve, mungesë të kontrollit institucional dhe ekspozim ndaj pasojave ligjore dhe financiare. Po ashtu, mungesa e lejeve ndërtimore mund të shkaktojë ndërprerje të punimeve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në vonesa në realizimin e projekteve dhe rritje të kostove. Kjo gjithashtu mund të ndikojë në sigurinë dhe cilësinë e punimeve”

Në rekomandimin e saj, ZKA kërkon që Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të sigurojë funksionalizimin e procesit për lëshimin e lejeve ndërtimore në përputhje me kërkesat ligjore, duke vendosur mekanizma të qartë dhe kontrolle efektive që garantojnë se asnjë projekt nuk fillon pa leje ndërtimore.

“Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit duhet të sigurojë funksionalizimin e procesit për lëshimin e lejeve ndërtimore në përputhje me kërkesat ligjore, duke vendosur mekanizma të qartë dhe kontrolle efektive që garantojnë se asnjë projekt nuk fillon pa leje ndërtimore”./ Periskopi/


Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

0:000:00