Kryeministri Haradinaj: Taksa nuk hiqet përderisa vazhdojnë sugjerimet për takime të pafrytshme mes Kosovës e Serbisë

Kryeministri Haradinaj: Taksa nuk hiqet përderisa vazhdojnë sugjerimet për takime të pafrytshme mes Kosovës e Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj raportimeve të pakonfirmuara se SHBA-ja e ka kushtëzuar Kosovën me heqjen e taksës së vënë mbi Serbinë. Haradinaj, nëpërmjet Facebook-ut, ka thënë se taksa nuk do të hiqet përderisa ka vetëm sugjerime për takime dialoguese të pafrytshme, pa objektiv dhe pa afate qartë të përcaktuara, […]

Haradinaj, nëpërmjet Facebook-ut, ka thënë se taksa nuk do të hiqet përderisa ka vetëm sugjerime për takime dialoguese të pafrytshme, pa objektiv dhe pa afate qartë të përcaktuara, si dhe pa kontratë pa paaradakorduar dhe garanci ndërkombëtar lidhur me marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, shkruan Periskopi.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Përderisa kemi vetëm sygjerime për takime dialoguese të pafrytshme, pa objektiv dhe pa afate qartë të përcaktuara, pa kontratë të paradakorduar dhe garancë ndërkombëtare, që do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare që rezulton me njohje, taksa vazhdon të mbetet në fuqi.

Jam thellësisht i bindur për mundësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje. Ne intensivisht po punojmë për një kontratë përfundimtare, marrëveshje finale, me ç’rast edhe dorëzuam Librin e Madh me kapituj dhe Draftin e kësaj marrëveshjeje. Tërë këtë përmbajtje e kemi zhvilluar me qëllim për t’u siguruar se kur ulemi me Serbinë të kemi materie të qëndrueshme, me fakte dhe argumente.

Vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë nuk ka për qëllim pengimin dhe prolongimin e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje.

Përkundrazi, Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht taksën, vetëm pas garancës ndërkombëtare, se do të ulemi për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke. Garanca do të thotë që ekziston një materie, kontratë e dakorduar në parim dhe pret vetëm nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, që rezulton me njohje.

Të ngjashme
S’do largohet nga Kosova, do dorëzojë dokumentet e s’do bëjë deklarata – garancitë e Mbrojtjes për lirimin e Thaçit

S’do largohet nga Kosova, do dorëzojë dokumentet e s’do bëjë deklarata – garancitë e Mbrojtjes për lirimin e Thaçit

Izraeli vazhdon sulmet në jug të Libanit pavarësisht armëpushimit me Hezbollahun

Izraeli vazhdon sulmet në jug të Libanit pavarësisht armëpushimit me Hezbollahun

Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

Aksident horror në MotoGP, Bezzecchi rrëzohet rëndë

Aksident horror në MotoGP, Bezzecchi rrëzohet rëndë

​USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan

​USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan

Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht nga Haga

Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht nga Haga

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

Aksident në Rrugën e Kombit (FOTO)

Aksident në Rrugën e Kombit (FOTO)

Bilanci tragjik në Venezuelë, mbi 4 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërruese

Bilanci tragjik në Venezuelë, mbi 4 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërruese

Alarmi që vjen nga bankat e zbrazëta, rënia e lindjeve dhe emigrimi po boshatisin shkollat në Kosovë

Alarmi që vjen nga bankat e zbrazëta, rënia e lindjeve dhe emigrimi po boshatisin shkollat në Kosovë

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person

Xhaka flet fjalë të mëdha para ndeshjeve me Argjentinën

Xhaka flet fjalë të mëdha para ndeshjeve me Argjentinën