Kolona deri në 700 metra te Dheu i Bardhë, kjo është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Janë përditësuar të dhënat lidhur me kolonat në pikat kufitare me Kosovën.
Aktualisht pritje më të gjatë ka tek Dheu i Bardhë, ku në këtë pikë kufitare kolona është deri në 700 metra dhe mërgimtarët po presin deri në 35 minuta.
Deri në 20 minuta ata po presin në Muçibabë, për të hyrë në Kosovë.
Pritjet deri në 10 minuta janë në Bërnjak, Jarinje dhe Merdarë.
Në pikat tjera kufitare gjendja është qetë me pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta.













