Varka e çoi në thellësi, si ndodhi tragjedia në Batllavë ku vdiq 25-vjeçari?

Me varkë shkoi deri në thellësi, por për të riun, Lirim Ruhani lundrimi në Liqenin e Batllavës doli të jetë fatal, kjo pasi ai u përmbyt në ujë, ndonëse sipas banorëve të rrethinës, i njëjti që ishte me një person tjetër, për not kishte hyrë me dëshirë.
Krejt ky moment u tha se u pa edhe nga pajisje filmimi, derisa në lidhje me rastin Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka qëndruar aty qysh nga pranimi i informatës në bashkëpunim me autoritetet e tjera deri në gjetjen e trupit të pajetë.
Në breg të liqenit, trupin e të riut e nxorën ekipet e kërkim-shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, të cilët arritën ta gjejnë me ndihmën e detektorëve.
Trupi i 25-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.











