Tuchel pas ndeshjes me Francën: Ka zhgënjim, por është medalja e parë që nga 1966, shpresoj që lojtarët të jenë krenarë

Tuchel pas ndeshjes me Francën: Ka zhgënjim, por është medalja e parë që nga 1966, shpresoj që lojtarët të jenë krenarë

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel preferon të shohë gotën plot pas fitores me Francën në finalen e vogël të Botërorit 2026 me Tre Luanët që fituan medaljen e bronztë, e para medalje që skuadra angleze fiton që nga viti 1966 kur ajo fitoi titullin e vetëm botëror që ajo ka.


“Nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur për një medalje të bronztë, por është medalja e parë në 60 vjet, e para e fituar në një Botëror të zhvilluar jashtë Anglisë dhe shpresoj që një ditë futbollistët do të mund të jenë krenarë”, tha Thomas Tuchel që gjithsesi nuk e fshehu keqardhjen që skuadra e tij nuk mundi dot të kualifikohet për në finalen e madhe të kompeticionit pasi u mund nga Argjentina.

“Synonim të bënim realitet ëndrrën më ambicioze të mundshme. Kishim një ambicie të jashtëzakonshme për të arritur finalen e Botërorit. Kështu që kur dështon, është shumë shumë e dhimbshme dhe kjo dhimbje do të vazhdojë për ca kohë”, shtoi gjermani.


Tuchel më pas mbrojti zgjedhjet e bëra prej tij në ndeshjen me Argjentinën për të cilat mori kritika shumë të forta


‘Ndërtuam diçka shumë speciale në javët e fundit dhe nuk do të biem në kompromise në këtë pikë, por konfirmoj atë që kam thënë; duhet të luajmë një futboll më të mirë, të menaxhojmë më mirë ndeshjet nën presion dhe të marrim vendimet më të mira në ato momente”, përfundoi Tuchel.

Të ngjashme
Alsat: Janë gjetur të vdekur tre familjarët që ishin nisur nga Shkupi drejt Kosovës

Alsat: Janë gjetur të vdekur tre familjarët që ishin nisur nga Shkupi drejt Kosovës

Spanja, kampione e botës në futboll

Spanja, kampione e botës në futboll

Diell, shi dhe shkarkime rrufesh, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme

Diell, shi dhe shkarkime rrufesh, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme

Shtesat për fëmijë nën llupën e shtetit, verifikohen mijëra përfitues potencial nga diaspora

Shtesat për fëmijë nën llupën e shtetit, verifikohen mijëra përfitues potencial nga diaspora

E pabesueshme kjo statistikë e Argjentinës

E pabesueshme kjo statistikë e Argjentinës

Spanja në epërsi ndaj Argjentinës në finalen e madhe

Spanja në epërsi ndaj Argjentinës në finalen e madhe

Misteri i kosovarëve të zhdukur në Shkup, familja rrëfen kontaktin e fundit me ta

Misteri i kosovarëve të zhdukur në Shkup, familja rrëfen kontaktin e fundit me ta

Shkon në vazhdime finalja e Botërorit Argjentinë-Spanjë

Shkon në vazhdime finalja e Botërorit Argjentinë-Spanjë

Argjentina mbetet me 10 lojtar në fushë-përjashtohet me karton të kuq Enzo Fernandez

Argjentina mbetet me 10 lojtar në fushë-përjashtohet me karton të kuq Enzo Fernandez

SHBA dërgon përforcime në Lindjen e Mesme, rriten tensionet me Iranin

SHBA dërgon përforcime në Lindjen e Mesme, rriten tensionet me Iranin

Zhdukja e kosovarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre

Zhdukja e kosovarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre

Trump dhe Sanchez shtrëngojnë duart në finalen e Botërorit, lënë pas tensionet

Trump dhe Sanchez shtrëngojnë duart në finalen e Botërorit, lënë pas tensionet

Spanja bën dy zëvendësime

Spanja bën dy zëvendësime

0:000:00