Tragjedi në Komoran: Humb jetën një 24-vjeçare dhe tre të rinj përfundojnë të lënduar pas vetaksidentit

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen e një 24-vjeçareje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të nënkalimit për këmbësorë në fshatin Komoran

Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka ndodhur më 21 korrik, rreth orës 05:30, kur një veturë me targa vendore, për rrethana që ende nuk janë sqaruar, dyshohet se ka shkaktuar vetaksident.

Si pasojë e përplasjes, 24-vjeçarja ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Sipas informacioneve të para, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Hetimeve të Aksidenteve, ekipet emergjente dhe njësitë e tjera kompetente policore, të cilat kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti po hetohet nga njësia përkatëse e Hetimeve të Trafikut, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Shkaqet e aksidentit mbeten objekt i hetimeve.

Të ngjashme
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Nga Amerika Latine në Kosovë: Kështu trafikohen gra për shërbime seksuale

Pamje nga aksidenti ku humbi jetën 24-vjeçarja, vetura u përplas në murin e nënkalimit

“Spastrimi etnik i Kosovës”, Nufi për deklaratën e ministres serbe: E papranueshme

Kolona të gjata, kjo është gjendja në kufi me Kosovën

FIFA i përzgjedh 12 golat më të bukur të Botërorit, cili ishte më spektakolari?

Autoritetet maqedonase për aksidentin ku vdiqën 3 kosovarët: Po hetojmë, s’është e vërtetë që po ndiqeshin nga dikush

Listat në Serbi për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sopi: Mos kaloni në territorin serb

Sot u jepet lamtumira e fundit tre vushtrriasve që vdiqën në aksident në Maqedoninë e Veriut

Dramë në një hotel në Spanjë, mbi 60 turistë përfundojnë në spital pas helmimit me gaz

Tragjike: 3-vjeçari humb jetën pasi ra në një pellg uji

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Rrahmani me fjalë të mëdha për Allegrin

Rrahmani me fjalë të mëdha për Allegrin

0:000:00