Listat në Serbi për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sopi: Mos kaloni në territorin serb

Listat në Serbi për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sopi: Mos kaloni në territorin serb

Një lëvizje nacionaliste serbe ka bërë thirrje publike për arrestimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke publikuar lista me emra dhe të dhëna personale të personave që pretendon se kanë qenë pjesë e brigadave të UÇK-së.

Këto thirrje vijnë në një kohë kur vazhdojnë arrestimet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në pikat kufitare, kinse nën dyshime për krime lufte.

Lidhur me këtë, Fatmir Sopi, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), në një intervistë për Ekonomia Online u shpreh se në Serbi gjithmonë ka pasur lista për arrestimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo nuk është risi, Serbia gjithmonë ka pasur lista për arrestimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pasur parasysh se në Interpol ekziston një listë e përbërë nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos nga udhëheqësit e saj, që Serbia vazhdimisht i ka kërkuar për arrestim dhe për dënim. Ne kemi qenë palë në konflikt më të, palë në luftë me të dhe e kemi zhvilluar një luftë çlirimtare, ndërsa ajo e ka zhvilluar një luftë pushtuese ndaj vendit tonë”, tha ai.

Sopi konsideron se publikimi i listave është i panevojshëm.

“Mirëpo, në këtë kohë kur flitet për marrëveshje, jemi në paqe, kur Serbia e ka pranuar humbjen dhe Serbia është tërhjekur me turp pas gati një shekulli pushtim mbi Kosovën, ne konsiderojmë se ato lista dhe ato kërkesa janë të panevojshme, kur kemi parasysh poashtu edhe kërkesat e prononcimet e pushtetarëve, kur ministrja e Serbisë që para disa kohe, kërkon dhe thotë se po të isha në vendin e Millosheviqit do t’a zbrazja Kosovën, do t’a spastroja etnikisht Kosovën dhe ajo do të ishte tokë serbe”, tha ai.

Ai u bëri apel të gjithë ish-pjestarëve të UÇK-së dhe të gjithë qytetarëve që të mos kalojnë në asnjë rrethanë, në territorin e Serbisë, sepse do të ballafaqohen më kërcënime, arrestime, apo edhe vrasje.

“Ne kemi pasë punën tonë në luftë për çlirimin e vendit tonë, mirëpo shumë herë ne u kemi bërë apel pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë, të mos kalojnë nëpër territorin e Republikës së Serbisë, sepse do të ballafaqohen me arrestime, me kërcënime, mund të ndodhë edhe me vrasje, prandaj shumë herë apeli ynë ka qenë, edhe pse një pjesë, dikush dikush nuk është duke e përfillur, mirëpo po përballen me pasoja, e sidomos po përballen me pasoja familjarët e tyre, se duhet të merren më punën e tyre edhe me lirimin e tyre. Bëjmë prapë apel, që jo vetëm pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe qytetarët e thjeshtë të rezervohen gjatë udhëtimeve dhe qëndrimeve në Serbi, sepse janë të disponuar armiqësisht ndaj nesh. Prandaj, duhet të kemi kujdes të gjithë, sepse akuza edhe për qytetarëve të thjeshtë është je pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më së lehti për t’i dënuar ata”, shtoi ai, për Ekonomia Online.

Nënkryetari i OVL-UÇK tha se shteti duhet të ankohet pranë organizatave ndërkombëtare, në mënyrë që situata të tilla mos të ndodhin.

“Shteti ynë duhet të jetë në nivel të detyrës, duhet të ankohet për këto gjëra pranë organizmave ndërkombëtarë, si shtet i cili duhet t’i mbrojë qytetarët e vet dhe të ketë kujdes, edhe diplomacia jonë të angazhohet që me shtetet mike të bënë presion mbi Serbinë, që këto gjëra të mos ndodhin dhe të ekzistojë një liri e lëvizjes së të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre, për shembull politike, apo të kaluarën e tyre, në qoftë se, normal Serbia të kaluarën tonë si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e konsideron armiqësore”, përfundoi ai.

Të ngjashme
Pas humbjes, Messi përqafoi Yamalin dhe i tha: E ardhmja është te brezi juaj

Pas humbjes, Messi përqafoi Yamalin dhe i tha: E ardhmja është te brezi juaj

Erërat e forta, llamarina e kulmit përfundon e varur në telat e rrymës elektrike në Kpuz të Klinës

Erërat e forta, llamarina e kulmit përfundon e varur në telat e rrymës elektrike në Kpuz të Klinës

Moti i lig në Klinë, telat e rrymës në Mrasor përfshihen nga zjarri pas erërave të forta (VIDEO)

Moti i lig në Klinë, telat e rrymës në Mrasor përfshihen nga zjarri pas erërave të forta (VIDEO)

Breshër i madh në fshatin Kryshec të Pejës (VIDEO)

Breshër i madh në fshatin Kryshec të Pejës (VIDEO)

Përkeqësimi i motit, qielli bëhet “burg” mbi fshatin Bukosh të Suharekës

Përkeqësimi i motit, qielli bëhet “burg” mbi fshatin Bukosh të Suharekës

Mbi 35 mijë gjoba në vetëm gjashtë muaj, ja sa shoferëve iu ndalua patentëshoferi në Pejë

Mbi 35 mijë gjoba në vetëm gjashtë muaj, ja sa shoferëve iu ndalua patentëshoferi në Pejë

Embolo thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Argjentinës

Embolo thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Argjentinës

BE e shqetësuar nga vendimi i KPK-së dhe Haxhiut për prokurorët serbë: Përmbahuni nga veprime që pengojnë ri-integrimin

BE e shqetësuar nga vendimi i KPK-së dhe Haxhiut për prokurorët serbë: Përmbahuni nga veprime që pengojnë ri-integrimin

Moti i ashpër lë pa rrymë shumicën e fshatrave në Istog dhe Klinë

Moti i ashpër lë pa rrymë shumicën e fshatrave në Istog dhe Klinë

Gostivar: 2900 të helmuar nga uji, pompat ilegale në lumë dyshohen si shkak – tre zyrtarë në pranga

Gostivar: 2900 të helmuar nga uji, pompat ilegale në lumë dyshohen si shkak – tre zyrtarë në pranga

Lëshoi leje për importimin e biocideve e pesticideve, ndalohet një zyrtar për keqpërdorim të detyrës

Lëshoi leje për importimin e biocideve e pesticideve, ndalohet një zyrtar për keqpërdorim të detyrës

Burri s'gjeti vend as në Qeveri e as në Kuvend, por gruaja e Hysen Durmishit punësohet te Arben Vitia

0:000:00