Statistikë, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë – Argjentinë

Statistikë, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë – Argjentinë

Kombëtarja e Spanjës do të përballet me Argjentinën në kuadër të finales së madhe të Kupës së Botës 2026.

Argjentina do të tentojë ta mbrojë titullin e epitetit të kampionit të botës, ndërsa Spanja me dominimin që ka bërë gjatë tërë turneut ka për synim të bëhet ekipi më i fortë në botë.

Mungesat e dy skuadrave:

Spanja nuk ka asnjë mungesë pasi të gjithë yjet pritet të jenë gati për ta dëshmuar kualitetin nën urdhrat e Luis de la Fuente.

Faktikisht, vetëm Mikel Merino pritet të jetë në stol dhe më pas të hyjë në pjesën e dytë, me synimin për ta bërë ndryshimin në rast që nevojitet sikurse ndaj Portugalisë dhe Francës.

Ndërsa, e njëjtë situata pritet të jetë edhe te Argjentina. Përzgjedhësi Lionel Scaloni nuk ka asnjë lëndim andaj pritet të hyjë me formacionin e njëjtë që luajti ndaj Anglisë.

Formacionet e mundshme:

Spanjë (4-2-3-1): Simon; Cucurella, Laporte, Cubarsi, Porro; Ruiz, Rodri; Baena, Olmo, Yamal; Oyarzabal

Argjentinë (4-1-4-1): Martinez; Molina, Romero, L.Martinez, Tagliafico; Paredes; Simeone, Allister, Fernandez, Alvarez; Messi.

Analizë:

Kampionia e Evropës, Spanja, po arrin kulmin e formës në momentin e duhur, pasi dha një paraqitje të jashtëzakonshme në gjysmëfinale kundër Francës për të siguruar finalen e saj të parë të Kupës së Botës që nga viti 2010, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

"La Roja", e cila ka pësuar vetëm një gol në shtatë ndeshje të këtij turneu, do ta nisë finalen si favorite. Në përballjen e fundit mes dy kombëtareve, Spanja e mposhti Argjentinën me rezultat të thellë 6-1 në vitin 2018, kur Isco realizoi një het-trik.

Argjentina ka mundësinë të bëhet kombëtarja e parë që fiton dy Kupa Bote radhazi që nga Brazili në vitin 1962, pasi siguroi një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Anglisë të mërkurën.

Kampionët në fuqi kanë fituar 13 ndeshje radhazi në Kupën e Botës që nga humbja ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse të Botërorit 2022.

Parashikim: Spanjë 2-1 Argjentinë

Përndryshe, përballja do të nisë nga ora 21:00./Periskopi

Të ngjashme
Alsat: Janë gjetur të vdekur tre familjarët që ishin nisur nga Shkupi drejt Kosovës

Alsat: Janë gjetur të vdekur tre familjarët që ishin nisur nga Shkupi drejt Kosovës

Spanja, kampione e botës në futboll

Spanja, kampione e botës në futboll

Diell, shi dhe shkarkime rrufesh, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme

Diell, shi dhe shkarkime rrufesh, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme

Shtesat për fëmijë nën llupën e shtetit, verifikohen mijëra përfitues potencial nga diaspora

Shtesat për fëmijë nën llupën e shtetit, verifikohen mijëra përfitues potencial nga diaspora

E pabesueshme kjo statistikë e Argjentinës

E pabesueshme kjo statistikë e Argjentinës

Spanja në epërsi ndaj Argjentinës në finalen e madhe

Spanja në epërsi ndaj Argjentinës në finalen e madhe

Misteri i kosovarëve të zhdukur në Shkup, familja rrëfen kontaktin e fundit me ta

Misteri i kosovarëve të zhdukur në Shkup, familja rrëfen kontaktin e fundit me ta

Shkon në vazhdime finalja e Botërorit Argjentinë-Spanjë

Shkon në vazhdime finalja e Botërorit Argjentinë-Spanjë

Argjentina mbetet me 10 lojtar në fushë-përjashtohet me karton të kuq Enzo Fernandez

Argjentina mbetet me 10 lojtar në fushë-përjashtohet me karton të kuq Enzo Fernandez

SHBA dërgon përforcime në Lindjen e Mesme, rriten tensionet me Iranin

SHBA dërgon përforcime në Lindjen e Mesme, rriten tensionet me Iranin

Zhdukja e kosovarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre

Zhdukja e kosovarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre

Trump dhe Sanchez shtrëngojnë duart në finalen e Botërorit, lënë pas tensionet

Trump dhe Sanchez shtrëngojnë duart në finalen e Botërorit, lënë pas tensionet

Spanja bën dy zëvendësime

Spanja bën dy zëvendësime

0:000:00