SPAK arreston një person, grupi që drejtohej nga ai trafikoi mbi 2.4 ton drogë

SPAK arreston një person, grupi që drejtohej nga ai trafikoi mbi 2.4 ton drogë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri (SPAK) ka arrestuar shtetasin E.B., i dyshuar si një nga drejtuesit e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar se grupi organizonte trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, drejt Turqisë, si dhe nga Amerika e Jugut drejt vendeve të BE-së.

Hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikut të drogës, sekuestrimin e 1,722 kg marijuanë në Mal të Zi në nëntor 2020, 236 kilogramëve marijuanë në Turqi në janar 2021 dhe 475 kilogramëve kokainë në Portin e Vlissingen në Holandë në nëntor 2020.

SPAK bën me dije se në kuadër të këtij procedimi penal janë identifikuar fillimisht 14 persona të tjerë nën hetim, ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurimi për dyshimet mbi përfshirjen në veprimtarinë kriminale.


Sipas SPAK, E.B. dyshohet se ka pasur rol drejtues, veçanërisht në organizimin e episodit të trafikut të marijuanës drejt Turqisë. Me vendim të Gjykatës së Posaçme të datës 3 korrik 2026, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, e ekzekutuar më 6 korrik nga Policia e Shtetit.

“Si rezultat i hetimeve të mëtejshme është identifikuar shtetasi E.B, njëri prej drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal, veçanërisht për episodin e dytë, të trafikut të lëndës narkotike drejt Turqisë. Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit E.B. Me vendimin nr. 51, datë 3.7.2026, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo masë u ekzekutua më 6.7.2026 nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Ndaj personit nën hetim E. B., ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka konsumuar elementë të veprave penale:“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.”, njofton SPAK.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar arrestimin e një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet, E.B, i dyshuar si drejtues i një prej grupeve të strukturuara kriminale, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Procedimi penal nr.9 i vitit 2024 është rregjistruar më 18.1.2024 për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, Departamentin e Policisë Kriminale, Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

Nga hetimet e deritanishme janë krijuar dyshime të arsyeshme se grupi kriminal organizonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian. Një pjesë e komunikimeve mes anëtarëve të dyshuar janë përftuar përmes analizës së bisedave në platformën e enkriptuar Sky ECC, të administruara nga autoritetet franceze në kuadër të ndihmës juridike ndërkombëtare.

Hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikut ndërkombëtar të drogës:

  1. Më 3 nëntor 2020, autoritetet malazeze sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, e transportuar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
  2. Më 26 janar 2021, autoritetet turke sekuestruan 236 kilogramë marijuanë, të nisur nga Shqipëria drejt Turqisë.
  3. Më 23 nëntor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në Portin e Vlissingen, ngarkesë e ardhur nga Ekuadori.

Nga këqyrja dhe analiza e të dhënave të administruara, është bërë e mundur identifikimi fillimisht i 14 (katërmbëdhjetë) personave nën hetim, të proceduar më parë për interesa të këtij procedimi penal: I. S., (alias X.,), E. Sh., R. Rr., B. S (alias X), A. N (alias L. S.,), H. S (alias X, alias L.,), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A., (alias Ç.,), A. Gj., (alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B., ndaj të cilëve, janë caktuar dhe masat e sigurimit personal pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në trafikimin të lëndëve narkotike.

Si rezultat i hetimeve të mëtejshme është identifikuar shtetasi E.B, njëri prej drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal, veçanërisht për episodin e dytë, të trafikut të lëndës narkotike drejt Turqisë. Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit E.B. Me vendimin nr. 51, datë 3.7.2026, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo masë u ekzekutua më 6.7.2026 nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Ndaj personit nën hetim E. B., ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka konsumuar elementë të veprave penale:“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave për implikimin e personave të tjerë, që dyshohet të jenë përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

SPAK falënderon autoritetet e drejtësisë turke, ekuadoriane, Eurojust dhe Europol për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë. /Periskopi/

Të ngjashme
KQZ mban mledhje të mëkurën, në rend dite certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ mban mledhje të mëkurën, në rend dite certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit

Supremja del me vendim për ankesat e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut për rinumërimin e votave

Supremja del me vendim për ankesat e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut për rinumërimin e votave

Ambasada e SHBA-së: Faleminderit, Kosovë, që festuat me ne 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Ambasada e SHBA-së: Faleminderit, Kosovë, që festuat me ne 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Semedo zbulon fjalimin e CR7 në zhveshtore: Konfirmoi se ky ishte Botërori i tij i fundit

Semedo zbulon fjalimin e CR7 në zhveshtore: Konfirmoi se ky ishte Botërori i tij i fundit

Tash e 5 ditë i zhdukur, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit

Tash e 5 ditë i zhdukur, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit

Thellohet bashkëpunimi Maqedoni-Serbi, policia serbe do të patrullojë gjatë verës në rajonin e Ohrit

Thellohet bashkëpunimi Maqedoni-Serbi, policia serbe do të patrullojë gjatë verës në rajonin e Ohrit

Plagosi me thikë dy persona, Gjykata në Gjakovë aprovon kërkesën për paraburgim ndaj E.H

Plagosi me thikë dy persona, Gjykata në Gjakovë aprovon kërkesën për paraburgim ndaj E.H

Kurti lajmërohet nga Greqia, tregon çka foli në një panel në Simpoziumin SYMI

Kurti lajmërohet nga Greqia, tregon çka foli në një panel në Simpoziumin SYMI

Misioni në KFOR, Kroacia planifikon ta rrisë numrin e ushtarëve në 200

Misioni në KFOR, Kroacia planifikon ta rrisë numrin e ushtarëve në 200

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Vushtrri

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Vushtrri

Skandali me naftën: Çka deklaruan të dyshuarit dhe avokatët në seancën për paraburgim?

Skandali me naftën: Çka deklaruan të dyshuarit dhe avokatët në seancën për paraburgim?

Trump po konsideron t’i shesë avionë luftarakë F-35 Turqisë, Netanyahu thotë se kjo do ta prishte ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme

Trump po konsideron t’i shesë avionë luftarakë F-35 Turqisë, Netanyahu thotë se kjo do ta prishte ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme

0:000:00