Semedo zbulon fjalimin e CR7 në zhveshtore: Konfirmoi se ky ishte Botërori i tij i fundit

Mbrojtësi i Portugalisë, Nelson Semedo, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo ua konfirmoi bashkëlojtarëve në zhveshtore se Kupa e Botës 2026 ishte e fundit për të me fanellën e kombëtares.

Pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në fazën e 1/8 së finales, Ronaldo mbajti një fjalim para skuadrës, duke njoftuar se nuk do të luajë më në një Kupë Bote.

“Cristiano Ronaldo foli me skuadrën në fund dhe gjithçka që mund të bëjmë është ta falënderojmë. Ai konfirmoi se ky ishte Botërori i tij i fundit”.

“Ai është një shtyllë për vendin, për Portugalinë dhe pas disa vitesh do të kem fatin t'u tregoj nipërve të mi se kam luajtur me të në kombëtare”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Mbrojtësi portugez nuk e fshehu zhgënjimin për eliminimin e Portugalisë, duke pranuar se objektivi ishte të shkonin shumë më larg në turne.

“Sigurisht që jemi të zhgënjyer. Donim ta kalonim këtë fazë dhe të shkonim sa më larg në këtë Kupë Bote. Fatkeqësisht, nuk ia dolëm”.

“Ndonjëherë ndeshjet nuk shkojnë ashtu siç dëshiron dhe ne nuk arritëm ta tregonim cilësinë tonë në fushë”, përfundoi Semedo.

Ndërkohë, ende është e paqartë se nëse Ronaldo do të pensionohet përfundimisht nga Portugalia, pasi la të hapur mundësinë që të vazhdojë të luajë./Periskopi/

Të ngjashme
KQZ mban mledhje të mëkurën, në rend dite certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit

Supremja del me vendim për ankesat e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut për rinumërimin e votave

Ambasada e SHBA-së: Faleminderit, Kosovë, që festuat me ne 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

SPAK arreston një person, grupi që drejtohej nga ai trafikoi mbi 2.4 ton drogë

Tash e 5 ditë i zhdukur, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit

Thellohet bashkëpunimi Maqedoni-Serbi, policia serbe do të patrullojë gjatë verës në rajonin e Ohrit

Plagosi me thikë dy persona, Gjykata në Gjakovë aprovon kërkesën për paraburgim ndaj E.H

Kurti lajmërohet nga Greqia, tregon çka foli në një panel në Simpoziumin SYMI

Misioni në KFOR, Kroacia planifikon ta rrisë numrin e ushtarëve në 200

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Vushtrri

Skandali me naftën: Çka deklaruan të dyshuarit dhe avokatët në seancën për paraburgim?

Trump po konsideron t’i shesë avionë luftarakë F-35 Turqisë, Netanyahu thotë se kjo do ta prishte ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme

0:000:00