SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme pasi dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani

SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme pasi dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani

SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer sulme për ditën e tetë radhazi, pasi një sulm iranian ndaj një baze në Jordani vrau dy ushtarë amerikanë dhe la një tjetër të zhdukur, shkruan BBC.

Mediat iraniane raportuan se gjatë natës u godit një central bërthamor në ndërtim e sipër në qytetin jugperëndimor të Darkhoveynit, si dhe ishulli Qeshm. Ndërkohë, në Kuvajt, një central i energjisë elektrike dhe impiant i ujit u godit për herë të dytë, thanë zyrtarët vendas.

Më vonë të dielën, tre raketa iraniane u rrëzuan nga ushtria jordaneze, ndërsa një e katërt ra në një zonë të largët, njoftoi agjencia shtetërore jordaneze e lajmeve. Kjo ndodhi pas një paralajmërimi të SHBA-së se porti jordanez i Akabës mund të ishte objektiv sulmi.

SHBA-ja dhe Irani kanë shtuar sulmet ndaj njëri-tjetrit ditët e fundit, ndërsa të dyja palët akuzohen se kanë goditur infrastrukturë kritike.

Washingtoni ka rivendosur gjithashtu bllokadën ndaj porteve iraniane, ndërsa Teherani e ka shpallur të mbyllur Ngushticën e Hormuzit – një rrugë kyçe për transportin e naftës – pasi armëpushimi paraprak mes palëve u shemb më pak se një muaj pasi kishte hyrë në fuqi./Periskopi

Të ngjashme
Alsat: Janë gjetur të vdekur tre familjarët që ishin nisur nga Shkupi drejt Kosovës

Alsat: Janë gjetur të vdekur tre familjarët që ishin nisur nga Shkupi drejt Kosovës

Spanja, kampione e botës në futboll

Spanja, kampione e botës në futboll

Diell, shi dhe shkarkime rrufesh, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme

Diell, shi dhe shkarkime rrufesh, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme

Shtesat për fëmijë nën llupën e shtetit, verifikohen mijëra përfitues potencial nga diaspora

Shtesat për fëmijë nën llupën e shtetit, verifikohen mijëra përfitues potencial nga diaspora

E pabesueshme kjo statistikë e Argjentinës

E pabesueshme kjo statistikë e Argjentinës

Spanja në epërsi ndaj Argjentinës në finalen e madhe

Spanja në epërsi ndaj Argjentinës në finalen e madhe

Misteri i kosovarëve të zhdukur në Shkup, familja rrëfen kontaktin e fundit me ta

Misteri i kosovarëve të zhdukur në Shkup, familja rrëfen kontaktin e fundit me ta

Shkon në vazhdime finalja e Botërorit Argjentinë-Spanjë

Shkon në vazhdime finalja e Botërorit Argjentinë-Spanjë

Argjentina mbetet me 10 lojtar në fushë-përjashtohet me karton të kuq Enzo Fernandez

Argjentina mbetet me 10 lojtar në fushë-përjashtohet me karton të kuq Enzo Fernandez

SHBA dërgon përforcime në Lindjen e Mesme, rriten tensionet me Iranin

SHBA dërgon përforcime në Lindjen e Mesme, rriten tensionet me Iranin

Zhdukja e kosovarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre

Zhdukja e kosovarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre

Trump dhe Sanchez shtrëngojnë duart në finalen e Botërorit, lënë pas tensionet

Trump dhe Sanchez shtrëngojnë duart në finalen e Botërorit, lënë pas tensionet

Spanja bën dy zëvendësime

Spanja bën dy zëvendësime

0:000:00