Serwer porosi para aktgjykimit të Hagës: Kosova meriton vlerësim si i trajtoi akuzat, vendimi i padrejtë do të rëndojë mbi Gjykatën

Serwer porosi para aktgjykimit të Hagës: Kosova meriton vlerësim si i trajtoi akuzat, vendimi i padrejtë do të rëndojë mbi Gjykatën

Paneli i gjykatësve të Hagës tashmë ka caktuar mëngjesin e 16 shtatorit të këtij viti për t’ua kumtuar vendimin e shkallës së parë katër ish- krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Mbi të katërt rëndojnë akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për krime lufte, pretendime të cilat mbrojtja i ka kundërshtuar edhe me dëshmitarë të rangut të Wesley Clark e James Rubin.


Vendimi që do të marrë Haga në prag të vjeshtës, do të përcaktojë dimrin që do t’i vijë Kosovës, meqë të katër figurat që ndodhen në Hagë, përveç në UÇK, kanë hise edhe në shtetësinë e Kosovës. Hashim Thaçi ka qenë figurë kyçe qysh në Rambuje në negociatat që rezultuan me bombardimet e NATO-s, ka shpallur pavarësinë e Kosovës dhe ka qenë pjesë aktive e politikës si president deri në vitin 2021 kur iu ngrit aktakuza. Kadri Veseli e Jakup Krasniqi kanë qenë kryetar të Kuvendit e Rexhep Selimi deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sa i përket reagimit që mund të nxit vendimi i Hagës në Kosovë, profesori amerikan Daniel Serwer në një intervistë për Gazetën Express porosit që të mos bëhen veprime që dëmtojnë shtetin e Kosovës, duke bërë thirrje për reagim paqësor dhe që nuk përfshinë sulme ndaj komunitetit serb.

“Shpresoj që reagimi ndaj aktgjykimit në Kosovë të mos e dëmtojë në asnjë mënyrë shtetin. Kjo do të thotë se reagimi duhet të jetë paqësor dhe të mos përfshijë sulme ndaj komunitetit serb. Shteti i Kosovës meriton vlerësim, jo kritika, për mënyrën se si i ka trajtuar deri tani këto akuza. Serbia i fshehu për vite të tëra personat e saj të akuzuar. Të akuzuarit nga Kosova dhanë dorëheqje dhe shkuan në Hagë. Për këtë ata meritojnë vlerësim, jo dënim apo përbuzje.”, ka deklaruar Serwer.

Daniel Serwer shton se pavarësisht se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Speciale, bindja e tij se pavarësia e Kosovës ishte zgjidhja e vetme nuk do të ndryshojë.

“Mendoj se çdo dënim do të reflektojë para së gjithash mbi ata që dënohen, pavarësisht nëse dënimi është i drejtë apo jo. Nëse nuk është i drejtë, atëherë do të rëndojë mbi vetë gjykatën. Vendimet nuk do ta ndryshojnë bindjen time se pavarësia e Kosovës ishte e vetmja zgjidhje.”, ka thënë Serwer për Express.

Serwer potencon se Serbia e ka humbur Kosovën për shkak të veprimeve të veta që kanë qenë shkelje të të drejtave të njeriut.

Profesori i Johns Hopkins University në fund rikujton faktin se Serbia për vite ka fshehur personat e akuzuar, derisa shton se të akuzuarit e Kosovës dhanë dorëheqje e shkuan në Hagë. Sipas tij, Thaçi dhe të tjerët meritojnë vlerësim për një gjë të tillë e jo përbuzje.

Të ngjashme
Zjarr në Tale të Lezhës, era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terren

Zjarr në Tale të Lezhës, era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terren

Tragjedi në Kanada: Dy fëmijë gjenden të vdekur në shtëpi, babai i tyre i djegur në makinë

Tragjedi në Kanada: Dy fëmijë gjenden të vdekur në shtëpi, babai i tyre i djegur në makinë

“Treni ka ikur”, a ka ende rrugë për Kosovën drejt BE-së?

“Treni ka ikur”, a ka ende rrugë për Kosovën drejt BE-së?

Ambasada e Italisë në Prishtinë: Kartat italiane të identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026

Ambasada e Italisë në Prishtinë: Kartat italiane të identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026

Zbulohen 6 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali, rastet procedohen në Prokurori

Zbulohen 6 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali, rastet procedohen në Prokurori

Ferizaj: Tre të rinj gjobiten dhe mbesin pa leje në tri raste të ndara në trafik

Ferizaj: Tre të rinj gjobiten dhe mbesin pa leje në tri raste të ndara në trafik

Renditja e golashënuesve të Botërorit: Messi dhe Mbappe e kryesojnë garën

Renditja e golashënuesve të Botërorit: Messi dhe Mbappe e kryesojnë garën

Putin telefonon Trumpin: Jam i hapur për një zgjidhje diplomatike me Ukrainen

Putin telefonon Trumpin: Jam i hapur për një zgjidhje diplomatike me Ukrainen

Festa e Pavarësisë në New York shndrrohet në arenë lufte - tetë persona plagosen, në mesin e tyre katër fëmijë

Festa e Pavarësisë në New York shndrrohet në arenë lufte - tetë persona plagosen, në mesin e tyre katër fëmijë

"Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë", Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

"Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë", Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Vazhdojnë përpjekjet e Trump për dëbimin e imigrantëve të paligjshëm, brenda 5 ditëve ICE arreston rreth 10 mijë persona

Vazhdojnë përpjekjet e Trump për dëbimin e imigrantëve të paligjshëm, brenda 5 ditëve ICE arreston rreth 10 mijë persona

Edhe një kosovar i ndaluar nga Serbia, Avdi Memçaj në paraburgim që nga 20 maji

Edhe një kosovar i ndaluar nga Serbia, Avdi Memçaj në paraburgim që nga 20 maji

0:000:00