Ndjekje si në filma nga Rahoveci në Gjakovë, arrestohet i dyshuari pasi goditi veturën e Policisë

Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së dielës, pas një ndjekjeje policore që nisi në Rahovec dhe përfundoi në Gjakovë, pasi dyshohet se refuzoi urdhrat e policisë për t’u ndalur dhe tentoi t’i godiste zyrtarët policorë me automjet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas saj, gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Krushë të Rahovecit, drejtuesi i një automjeti nuk i është bindur urdhrit të policisë për t’u ndalur.

“Zyrtarët policorë janë vënë në ndjekje të tij dhe, me mbështetjen e njësive të tjera, kanë tentuar ta ndalojnë në rrugën magjistrale Prizren–Gjakovë, mirëpo ai ka refuzuar sërish të ndalojë dhe ka tentuar t’i godasë zyrtarët policorë”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Ajo shtoi se gjatë ndjekjes nga një patrullë tjetër policore në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, i dyshuari ka goditur automjetin zyrtar të Policisë, duke shkaktuar një aksident trafiku ku është përfshirë edhe një automjet civil.

Pas aksidentit, i dyshuari është përpjekur të largohet në këmbë, por është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Sulm ndaj personit zyrtar’, ndërsa është ndaluar për 48 orë”, ka konfirmuar Krasniqi.

Të ngjashme
Zjarr në Ballancë të Vitisë, erërat e forta rrisin rrezikun e përhapjes së flakëve

Ushtarët e KFOR-it stërviten me helikopterë në Prishtinë

Policia parandalon një rrezik, arreston shqiptarin që posedonte një minë me telekomandë

Joseph: Bashkëpunimi me SHBA-në për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja

Pa asnjë gjurmë prej së enjtes, vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin e zhdukur në Prishtinë

Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, sa po presin në kufij?

Serwer porosi para aktgjykimit të Hagës: Kosova meriton vlerësim si i trajtoi akuzat, vendimi i padrejtë do të rëndojë mbi Gjykatën

Zjarr në Tale të Lezhës, era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terren

Tragjedi në Kanada: Dy fëmijë gjenden të vdekur në shtëpi, babai i tyre i djegur në makinë

“Treni ka ikur”, a ka ende rrugë për Kosovën drejt BE-së?

Ambasada e Italisë në Prishtinë: Kartat italiane të identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026

Zbulohen 6 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali, rastet procedohen në Prokurori

0:000:00