Zbulohen 6 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali, rastet procedohen në Prokurori

Vetëm brenda dy orëve, ekipet e KRU “Prishtina” kanë zbuluar gjashtë lidhje ilegale në Hajvali.
Të gjitha lidhjet janë shkyçur menjëherë nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa rastet do t’i procedohen Prokurorisë për ndërmarrjen e veprimeve ligjore, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” njofton se kontrollet në terren do të vazhdojnë dhe se çdo lidhje ilegale e identifikuar do të shkyçet dhe do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Postimi i plotë:
♦️♦️Vetëm brenda dy orëve, ekipet tona kanë zbuluar 6 lidhje ilegale në Hajvali.
🚰Secila prej tyre është shkyçur menjëherë nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa rastet do t'i procedohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
⭕Lidhjet ilegale nuk janë "zgjidhje", ato janë vjedhje e ujit dhe një nga shkaqet kryesore që dëmtojnë rrjetin, ulin presionin dhe rrezikojnë furnizimin e rregullt me ujë për qytetarët që paguajnë dhe respektojnë rregullat.
✔️Kontrollet do të vazhdojnë pa kompromis. Çdo lidhje ilegale do të zbulohet, do të shkyçet dhe do të përballet me pasojat ligjore.











