Edhe një kosovar i ndaluar nga Serbia, Avdi Memçaj në paraburgim që nga 20 maji

Avokati Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se qytetari Avdi Memçaj ndodhet në paraburgim në Serbi që nga 20 maji, pasi është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas Kocit, Memçaj dyshohet për “nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale”, ndërsa familja e tij e ka kontaktuar avokatin duke i kërkuar që të marrë përsipër mbrojtjen e të drejtave të tij.

Familjarët, sipas Kocit, kanë deklaruar se Memçaj prej vitesh jeton në Kroaci, ku sipas tyre është pronar i disa furrave të bukës. Ata kanë sqaruar se rastin nuk e kanë bërë publik më herët nga frika e pasojave për të dhe për familjen e tij, pasi shpesh udhëtojnë përmes Serbisë drejt Kosovës.

Koci ka bërë të ditur se do ta shqyrtojë rastin dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të lejuara për mbrojtjen e të drejtave të Memçajt.

Ai gjithashtu ka ngritur shqetësimin për raste të ngjashme të ndalimeve të shtetasve të Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi, duke përmendur edhe raportime për kontroll të telefonave mobilë në disa raste.

Po ashtu, Koci u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë institucionet e Kosovës dhe të kërkojnë ndihmë juridike nëse përballen me situata të ngjashme.

Të ngjashme
Ferizaj: Tre të rinj gjobiten dhe mbesin pa leje në tri raste të ndara në trafik

Renditja e golashënuesve të Botërorit: Messi dhe Mbappe e kryesojnë garën

Putin telefonon Trumpin: Jam i hapur për një zgjidhje diplomatike me Ukrainen

Festa e Pavarësisë në New York shndrrohet në arenë lufte - tetë persona plagosen, në mesin e tyre katër fëmijë

"Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë", Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Vazhdojnë përpjekjet e Trump për dëbimin e imigrantëve të paligjshëm, brenda 5 ditëve ICE arreston rreth 10 mijë persona

Ibrahimovic për ndeshjen Francë - Paraguai: Nëse do të kisha luajtur sonte, do të kisha marrë 4 ose 5 kartonë të kuq

Cakolli: Java e tretë e korrikut, afati optimal për thirrjen e seancës konstituive

BMW të paautorizuara: Si po ndërtohen makina luksoze nga pjesë të mbetura në Rusi

Bastisje në një lokal të Prishtinës: Kapen duke luajtur bixhoz, intervistohen shtatë persona

Çmimi tavan i derivateve për sot dhe nesër

Protesta e veteranëve: Sot në Kroaci kërkohet drejtësi për çlirimtarët

0:000:00