Rasti i KEK-ut: Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-shefin e prokurimit në KEK, Ymer Dragushën për katër vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, duke e dënuar me dënim unik prej dy vjetësh burgim.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, Dragushës për pikën e parë të aktakuzës i është caktuar dënim me një vit burgim, ndërsa për tri pikat e tjera nga tetë muaj burgim për secilën.

“Gjykata, duke u bazuar në nenin 76 të Kodit Penal, të pandehurit i shqipton dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, u tha gjatë shpalljes së aktgjykimit, raporton Kosova Press.

Po ashtu, Gjykata e ka udhëzuar Avokaturën Shtetërore që kërkesën pasurore juridike ta realizojë në procedurë të rregullt civile.

Me aktgjykim, Dragusha është obliguar edhe t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale, përkatësisht 100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit

Të ngjashme
“S’dua të bëj biznes me ta”, Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Rusia sulmon sërish Ukrainën, shtatë të vrarë para samitit të NATO-s

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, në vend të tyre janë këta dy kandidatë

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, hapet rruga për formimin e institucioneve

Cilat ndeshje çerekfinale do t’i transmetoj RTK?

Nipi plagos me thike xhaxhanë në Kamëz, arrestohet 16 vjeçari

Trump “shpall” rikthimin në luftë: Marrëveshja me Iranin mori fund, humbje kohe të merresh me ta me diplomaci

Rama mbërrin në Ankara, takohet me shefin e NATO-s

Policia shqipton mbi 35 mijë gjoba trafiku për gjashtë muaj në Pejë, thirrje qytetarëve për respektim të rregullave

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve: Çfarë vjen më pas?

Konkursi i artistëve: Prince Caffe zgjedh dizajnet e filxhanëve (VIDEO)

0:000:00