RTK pa paga, sindikatat paralajmërojnë protestë të hënën

RTK pa paga, sindikatat paralajmërojnë protestë të hënën

Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK kanë paralajmëruar protesta, duke bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha mundësitë për pritje lidhur me ekzekutimin e pagave të punonjësve.

Sipas njoftimit të sindikatave, sot është dita e 10-të që punëtorët e transmetuesit publik janë pa paga të rregullta.

“Pas takimit urgjent të zhvilluar me U.D. Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, u kërkua alokimi i menjëhershëm i mjeteve, Sindikatat vendosin këtë ultimatum të prerë: Nëse pagat nuk alokohen në llogaritë e punëtorëve gjatë ditës së sotme, nga dita e hënë do të fillojmë me protesta. Të hënën, më 13 Korrik 2026, në ora 11:30, ftojmë të gjithë punëtorët pa dallim që të bashkohen në protestë para objektit të RTK-së- TV. Duhet ta bëjmë të qartë se paga nuk është privilegj, por është një e drejtë elementare dhe ligjore që po u mohohet punëtorëve të RTK-së”, thuhet në komunikatën për media.

Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK kanë kritikuar Bordin dhe Menaxhmentin e RTK-së, duke i akuzuar për dështim në menaxhimin e situatës dhe për përsëritje të krizave me pagat e punëtorëve.

“Nuk ka më hapësirë për premtime apo arsyetime burokratike që rrezikojnë mirëqenien e qindra familjeve. Përveç bllokimit të procesit të punës, Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK nga e hëna do të kërkojë llogaridhënie të plotë ligjore dhe morale. Këto dy organe të RTK-së po luajnë normalitetin ndonëse situata aspak nuk është normale Kjo papërgjegjshmëri është duke u përsëritur, ndonëse ligji i obligon edhe Bordin edhe Menaxhementin të sigurojnë funksionim normal të RTK-së”.

“Bordi dhe Menaxhmenti kanë treguar dështim total, paaftësi operative dhe shkelje të drejtave elementare. Rikujtojmë se ky nuk është lëshimi i tyre i parë; të njëjtit (Bordi) dhe menaxhmenti, janë përgjegjës që i lanë punëtorët pa paga edhe gjatë muajve të kaluar. Përsëritja e këtyre krizave tregon qartë se këta zyrtarë janë tërësisht të paaftë për ta ushtruar këtë veprimtari dhe për të udhëhequr transmetuesin publik. Gjendja ekonomike e kolegëve tanë nuk pret më. Ftojmë të gjithë punëtorët e RTK-së që të qëndrojnë të bashkuar dhe të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin dhe djersën tonë”, thuhet në komunikatë./Periskopi/

Të ngjashme
Përparim Rama zbulon projektin për rrugë të reja për lehtësuar hyrjen në Prishtinë

Përparim Rama zbulon projektin për rrugë të reja për lehtësuar hyrjen në Prishtinë

Rrahja e të miturës në Fier, dërgohet në mbajtje 19-vjeçarja

Rrahja e të miturës në Fier, dërgohet në mbajtje 19-vjeçarja

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e Lamine Yamal ende nuk ka ardhur

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e Lamine Yamal ende nuk ka ardhur

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, u stërviten për drejtim të operacioneve ushtarake

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, u stërviten për drejtim të operacioneve ushtarake

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind, transporti dhe energjia me rritjen më të madhe

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind, transporti dhe energjia me rritjen më të madhe

Arrestohet i dyshuri që sulmoi me thikë dy persona në Ferizaj, Prokuroria jep detaje

Arrestohet i dyshuri që sulmoi me thikë dy persona në Ferizaj, Prokuroria jep detaje

Muharremi për deklaratat e Kurtit: Mos u bëj “Drama Queen”, bëhu konstruktiv dhe gjej zgjidhje, Gjini nuk të refuzoi

Muharremi për deklaratat e Kurtit: Mos u bëj “Drama Queen”, bëhu konstruktiv dhe gjej zgjidhje, Gjini nuk të refuzoi

Tragjedia në Itali, 33-vjeçari shqiptar dyshohet se u mbyt në një lumë

Tragjedia në Itali, 33-vjeçari shqiptar dyshohet se u mbyt në një lumë

Andy Burnham pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar

Andy Burnham pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar

Kurti për zgjedhjen e Presidentit: S’është përgjegjësi veç e partisë fituese

Kurti për zgjedhjen e Presidentit: S’është përgjegjësi veç e partisë fituese

Kurti i përgjigjet Ardian Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

Kurti i përgjigjet Ardian Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

IKD kërkon më shumë garanci për pavarësinë e Byrosë dhe kritere më të qarta për verifikimin e pasurisë

IKD kërkon më shumë garanci për pavarësinë e Byrosë dhe kritere më të qarta për verifikimin e pasurisë

0:000:00