Muharremi për deklaratat e Kurtit: Mos u bëj “Drama Queen”, bëhu konstruktiv dhe gjej zgjidhje, Gjini nuk të refuzoi

Muharremi për deklaratat e Kurtit: Mos u bëj “Drama Queen”, bëhu konstruktiv dhe gjej zgjidhje, Gjini nuk të refuzoi

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se “nuk beson që është në rregull që një parti e respektuar siç është Aleanca të refuzojë takimin me mua si kryeministër”.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremi e ka kritikuar Kurtin, duke thënë se vetë ai mban përgjegjësi për situatën e krijuar, pasi në të kaluarën nuk e kishte ftuar Aleancën në takime dhe kishte treguar, sipas tij, mungesë respekti ndaj kësaj partie.

“Nuk e ke thirrur në takime Aleancën herën e kaluar. Ke treguar mosrespekt dhe je munduar me e poshtëru e me i paraqitur si të parëndësishëm, edhe pse votat e AAK-së në disa kombinime e kishin ndihmu gjetjen e zgjidhjes”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka vlerësuar gjithashtu qasjen e kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, duke theksuar se ky i fundit nuk e ka refuzuar ftesën e Kurtit, por përkundrazi i ka dërguar letër, duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për krijimin e institucioneve.


Sipas Muharremit, kërkesat e paraqitura nga Gjini janë në interes të publikut dhe jo të interesave partiake.

Në fund të reagimit, analisti i ka bërë thirrje Kurtit të heqë dorë nga, siç e ka quajtur ai, “loja e viktimës” dhe të fokusohet në ndërtimin e një zgjidhjeje.

“Mos vazhdo me u ba ‘Drama Queen’ e me luajt lojën e viktimës, por bëhu konstruktiv dhe gjej zgjidhje”./Periskopi



Të ngjashme
Përparim Rama zbulon projektin për rrugë të reja për lehtësuar hyrjen në Prishtinë

Përparim Rama zbulon projektin për rrugë të reja për lehtësuar hyrjen në Prishtinë

Rrahja e të miturës në Fier, dërgohet në mbajtje 19-vjeçarja

Rrahja e të miturës në Fier, dërgohet në mbajtje 19-vjeçarja

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e Lamine Yamal ende nuk ka ardhur

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e Lamine Yamal ende nuk ka ardhur

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, u stërviten për drejtim të operacioneve ushtarake

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, u stërviten për drejtim të operacioneve ushtarake

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind, transporti dhe energjia me rritjen më të madhe

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind, transporti dhe energjia me rritjen më të madhe

RTK pa paga, sindikatat paralajmërojnë protestë të hënën

RTK pa paga, sindikatat paralajmërojnë protestë të hënën

Arrestohet i dyshuri që sulmoi me thikë dy persona në Ferizaj, Prokuroria jep detaje

Arrestohet i dyshuri që sulmoi me thikë dy persona në Ferizaj, Prokuroria jep detaje

Tragjedia në Itali, 33-vjeçari shqiptar dyshohet se u mbyt në një lumë

Tragjedia në Itali, 33-vjeçari shqiptar dyshohet se u mbyt në një lumë

Andy Burnham pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar

Andy Burnham pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar

Kurti për zgjedhjen e Presidentit: S’është përgjegjësi veç e partisë fituese

Kurti për zgjedhjen e Presidentit: S’është përgjegjësi veç e partisë fituese

Kurti i përgjigjet Ardian Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

Kurti i përgjigjet Ardian Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

IKD kërkon më shumë garanci për pavarësinë e Byrosë dhe kritere më të qarta për verifikimin e pasurisë

IKD kërkon më shumë garanci për pavarësinë e Byrosë dhe kritere më të qarta për verifikimin e pasurisë

0:000:00