Policia parandalon një rrezik, arreston shqiptarin që posedonte një minë me telekomandë

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Vaun e Dejës, duke arrestuar një 38-vjeçar që transportonte një minë me telekomandë, ndërsa një bashkëpunëtor i dyshuar është shpallur në kërkim.

Operacioni policor i koduar “Remote” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Vaut të Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Sipas policisë shqiptare, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin lëvizte i dyshuari. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një minë me telekomandë të lidhur me një aparat celular, e përshtatur për shpërthim në distancë.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, në pranga u vu shtetasi Euglen Buraku 38 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, ndërsa u shpall në kërkim E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë rast.”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.

Të ngjashme
Qytetari refuzon ta ndalë veturën për kontroll, godet veturën e Policisë në Gjakovë

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Fermerët Kosovarë të Qumështit protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë me cisterna

Katari dhe Irani rifillojnë tregtinë detare

“Krejtësisht paaftësi" - Gjyqtari Tantashev sulmohet ashpër nga L’Equipe

Zjarr në Ballancë të Vitisë, erërat e forta rrisin rrezikun e përhapjes së flakëve

Ushtarët e KFOR-it stërviten me helikopterë në Prishtinë

Joseph: Bashkëpunimi me SHBA-në për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja

Ndjekje si në filma nga Rahoveci në Gjakovë, arrestohet i dyshuari pasi goditi veturën e Policisë

Pa asnjë gjurmë prej së enjtes, vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin e zhdukur në Prishtinë

Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, sa po presin në kufij?

Serwer porosi para aktgjykimit të Hagës: Kosova meriton vlerësim si i trajtoi akuzat, vendimi i padrejtë do të rëndojë mbi Gjykatën

0:000:00