Përvëlohet Shqipëria, kaq gradë arrijnë temperaturat

Shqipëria do të përjetojë sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në disa zona pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.

Sipas meteorologes së A2 CNN, Tanja Porja, mëngjesi ka nisur me temperatura më të larta se një ditë më parë, me një rritje prej rreth dy gradësh.

“Në zonat malore temperaturat e mëngjesit variojnë nga 20 deri në 22 gradë, ndërsa në gjysmën perëndimore të vendit ato janë dukshëm më të larta. Berati e ka nisur ditën me 29-30 gradë, një vlerë shumë e lartë për orët e para të mëngjesit”, ka deklaruar Porja, transmeton Periskopi

Gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave fillimisht në veri dhe verilindje, të cilat më pas do të shtrihen edhe në zonat qendrore e juglindore, por pa ndikuar ndjeshëm në uljen e temperaturave.

“Temperaturat maksimale do të regjistrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Shkodra pritet të kalojë 39 gradët, Kopliku do të shkojë mbi 41 gradë, ndërsa Lezha, Durrësi dhe Velipoja do të arrijnë rreth 39 gradë”, tha meteorologia.

Të ngjashme
Mjeti lundrues me 11 emigrantë rrezikoi mbytjen në brigjet e Vlorës, shpëtohen nga policia shqiptare

Tragjedi në Ugandë, 20 nxënës humbin jetën në një aksident me autobus

Partia Laburiste e shpallë sot zyrtarisht Andy Burnhamin si liderin e saj në Mbretërinë e Bashkuar

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndon e palëkundur pranë popullit ukrainas

“Janë të neveritshme”, Britania dënon deklaratën e ministres serbe rreth referencave për spastrim etnik

Gjenden pa shenja jete një grua në Mitrovicë dhe një burrë në Vushtrri

Dy persona kapen me marihuanë në Fushë Kosovë, bien në prangat e policisë

Venezuelë: Rritet numri i viktimave nga tërmeti, shkon në 4,930

Armë, thika dhe shufra metalike sekuestrohen në Skenderaj – policia jep detaje

Arrestohet një person në Podujevë për ngacmim seksual

Një “gjeneral” slloven për finalen e Kupës së Botës: Kush është Slavko Vincic, referi i ndeshjes Spanjë-Argjentinë

Polonia kap tre avionë luftarakë rusë pranë brigjeve të Baltikut

0:000:00