Hoxha takohet me Gjuriqin në Washington, ia përmend deklaratën e Paunoviq: Diplomacia është të përballesh sy më sy

Hoxha takohet me Gjuriqin në Washington, ia përmend deklaratën e Paunoviq: Diplomacia është të përballesh sy më sy

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar se është takuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në margjinat e një takimi të ministrave në Washington.

Hoxha tha se shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale dhe perspektivat e ardhshme, ndërsa tha se i përcolli qëndrimin e Shqipërisë lidhur me deklaratat për “spastrim etnik” të Kosovës të bëra nga ministrja serbe, Snezhana Paunoviq.

“Po ashtu, ritheksova qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë lidhur me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë. Nënvizova nevojën për të refuzuar pa asnjë mëdyshje retorikën që nxit tensione, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe vlerave europiane”.

Hoxha tha se pikërisht për këtë shërben diplomacia: “të angazhohesh në dialog të hapur, të përballesh sy më sy, të përballosh realitetin dhe t’i trajtosh dallimet me përgjegjësi”.


Për takimin me Hoxhën njoftoi edhe Gjuriq në X.

Por, ai s’e përmendi që homologu i tij shqiptar e ka prekur këtë temë.

“Angazhimi i vazhdueshëm në dialogun politik mbetet thelbësor për garantimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit, siç e theksova gjatë bisedës sime me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në margjinat e Takimit Ministror në Uashington. Gjithashtu, identifikuam mundësi të tjera për të avancuar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të forcuar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë”, shkroi Gjuriq./ Periskopi/

Të ngjashme
Spanja përballet me zjarrin më të madh të vitit, digjen 12 mijë hektarë në Zaragoza

Spanja përballet me zjarrin më të madh të vitit, digjen 12 mijë hektarë në Zaragoza

Përvëlohet Shqipëria, kaq gradë arrijnë temperaturat

Përvëlohet Shqipëria, kaq gradë arrijnë temperaturat

Ministria e Mjedisit paditet për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan

Ministria e Mjedisit paditet për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan

Mjeti lundrues me 11 emigrantë rrezikoi mbytjen në brigjet e Vlorës, shpëtohen nga policia shqiptare

Mjeti lundrues me 11 emigrantë rrezikoi mbytjen në brigjet e Vlorës, shpëtohen nga policia shqiptare

Tragjedi në Ugandë, 20 nxënës humbin jetën në një aksident me autobus

Tragjedi në Ugandë, 20 nxënës humbin jetën në një aksident me autobus

Partia Laburiste e shpallë sot zyrtarisht Andy Burnhamin si liderin e saj në Mbretërinë e Bashkuar

Partia Laburiste e shpallë sot zyrtarisht Andy Burnhamin si liderin e saj në Mbretërinë e Bashkuar

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndon e palëkundur pranë popullit ukrainas

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndon e palëkundur pranë popullit ukrainas

“Janë të neveritshme”, Britania dënon deklaratën e ministres serbe rreth referencave për spastrim etnik

“Janë të neveritshme”, Britania dënon deklaratën e ministres serbe rreth referencave për spastrim etnik

Gjenden pa shenja jete një grua në Mitrovicë dhe një burrë në Vushtrri

Gjenden pa shenja jete një grua në Mitrovicë dhe një burrë në Vushtrri

Dy persona kapen me marihuanë në Fushë Kosovë, bien në prangat e policisë

Dy persona kapen me marihuanë në Fushë Kosovë, bien në prangat e policisë

Venezuelë: Rritet numri i viktimave nga tërmeti, shkon në 4,930

Venezuelë: Rritet numri i viktimave nga tërmeti, shkon në 4,930

Armë, thika dhe shufra metalike sekuestrohen në Skenderaj – policia jep detaje

Armë, thika dhe shufra metalike sekuestrohen në Skenderaj – policia jep detaje

0:000:00