Arrestohet një person në Podujevë për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një gruaje.
Sipas raportit policor, më 16 korrik 2026, një grua kosovare ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga një mashkull kosovar. Ngjarja, sipas raportimit, kishte ndodhur më 1 korrik 2026, rreth orës 08:00.
Pas denoncimit, policia ka intervistuar të dyja palët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 01.07.2026 – 08:00. Me 16.07.2026 viktima femër kosovare, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”. / Periskopi/











