Gecaj: Abdixhiku i ka thënë një ish-ministri të LDK’së “Edhe nëse ndahet partia, unë nuk jap dorëheqje”

Gecaj: Abdixhiku i ka thënë një ish-ministri të LDK’së “Edhe nëse ndahet partia, unë nuk jap dorëheqje”

Ish-zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, u ka bërë thirrje delegatëve të partisë që të mos lejojnë ndarjen e saj, duke shprehur kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.



Përmes një postimi publik, Gecaj tha se, sipas informacioneve të publikuara nga një gazetar, Abdixhiku i ka thënë një ish-ministri të LDK-së se "edhe nëse ndahet partia, unë nuk jap dorëheqje". Ai shtoi se e beson këtë deklaratë, duke pretenduar se Abdixhiku, para se t'i bashkohej LDK-së, kishte shqyrtuar themelimin e një partie të re, por ishte këshilluar të hynte në LDK.


Gecaj tha se shqetësimi kryesor nuk është nëse Abdixhiku ka vullnet për ta çuar partinë drejt ndarjes, por nëse delegatët do të kenë guximin dhe vendosmërinë për ta mbrojtur LDK-në.


Postimi i plotë:


AMAN, DELEGATË, MOS LEJONI NDARJEN E LDK-së!

Mos e sakrifikoni partinë për qejfet, inatet dhe ambiciet e një individi. Sipas informatave të publikuara nga një gazetar, Kryetari Lumir Abdixhiku i paska thënë një ish-ministri të LDK-së: "Edhe nëse ndahet partia, unë nuk jap dorëheqje." Personalisht, nuk e kam të vështirë ta besoj këtë deklaratë. Përkundrazi, e besoj plotësisht, sepse kam informacione të sigurta se, para se t'i bashkohej LDK-së, ai kishte shqyrtuar themelimin e një partie të re, por ishte këshilluar nga disa miq që të hynte në LDK dhe ta "merrte kalanë nga brenda."

Prandaj, çështja nuk është nëse Kryetari Abdixhiku ka apo jo vullnet ta çojë partinë drejt ndarjes. Sjelljet dhe veprimet e deritanishme flasin vetë. Pyetja e vërtetë është se a kemi ne vullnetin, guximin dhe vendosmërinë ta mbrojmë LDK-në, shtyllën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, nga autokracia e brendshme, nga një ndarje tjetër dhe nga rreziku i shpërbërjes së saj përfundimtare? Përgjigjja duhet të jetë e qartë dhe e prerë. Të nderuar delegatë, përgjegjësia është në duart tona. Mos të lejojmë që historia të na kujtojë këtë kohë si momentin kur heshtja e shumicës e mundësoi shkatërrimin e LDK-së.

Të ngjashme
Manzambi mungon ndaj Argjentinës, goditje e madhe për Zvicrën në çerekfinale

Manzambi mungon ndaj Argjentinës, goditje e madhe për Zvicrën në çerekfinale

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

KFOR-i me njoftim për aktivitetin e ushtarëve amerikanë në ruajtje të kufirit të Kosovës: Ndihmon në vlerësimin e situatës

KFOR-i me njoftim për aktivitetin e ushtarëve amerikanë në ruajtje të kufirit të Kosovës: Ndihmon në vlerësimin e situatës

Dalin pamjet, Kanye West mbërrin në Shqipëri

Dalin pamjet, Kanye West mbërrin në Shqipëri

Digjet vetura në Mitrovicë të Veriut, eksperti thotë se ndodhi qëllimisht

Digjet vetura në Mitrovicë të Veriut, eksperti thotë se ndodhi qëllimisht

Nisje pa bitisje – një rikapitulim i takimeve të para të Kurtit me liderët e partive të tjera

Nisje pa bitisje – një rikapitulim i takimeve të para të Kurtit me liderët e partive të tjera

Yamal: Nuk më interesojnë golat, dua ta fitoj Kupën e Botës me Spanjën

Yamal: Nuk më interesojnë golat, dua ta fitoj Kupën e Botës me Spanjën

Rama dënon sulmin online ndaj bizneseve: Organizim politik kundër familjeve që jetojnë me turizmin

Rama dënon sulmin online ndaj bizneseve: Organizim politik kundër familjeve që jetojnë me turizmin

E pazakontë në Pejë: Burri denoncon kunatën, thotë se përballej me dhunë psikike të vazhdueshme

E pazakontë në Pejë: Burri denoncon kunatën, thotë se përballej me dhunë psikike të vazhdueshme

Për shkak të punimeve ndryshojnë drejtimet e autbosëve të linjave 3 dhe 4

Për shkak të punimeve ndryshojnë drejtimet e autbosëve të linjave 3 dhe 4

MINT publikon çmimet maksimale të derivateve: Ja sa kushtojnë nafta, benzina dhe gazi

MINT publikon çmimet maksimale të derivateve: Ja sa kushtojnë nafta, benzina dhe gazi

Deficiti tregtar rritet me 4 %

Deficiti tregtar rritet me 4 %

0:000:00