FIFA e korrigjon raportin e finales: Paredes nuk u përjashtua me dy të verdhë, por rrezikon dënim të ri

FIFA ka ndërhyrë për ta korrigjuar një gabim të regjistruar në raportin e ndeshjes finale të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, por vendimi për Leandro Paredes mbetet i pandryshuar.
Mesfushori argjentinas u ndëshkua me karton të kuq pas përfundimit të finales, pas përplasjes së tensionuar mes lojtarëve të të dyja Kombëtareve.
Paredes u përfshi në një incident me futbollistin spanjoll Eric García, e mpë pas edhe me Gavin, kur situata mes lojtarëve degjeneroi pas vërshëllimës së fundit.
Fillimisht, në raportin e referit ishte shënuar gabimisht se Paredes i kishte marrë dy kartonë të verdhë gjatë ndeshjes dhe për këtë arsye ishte përjashtuar, përcjell Periskopi.
FIFA ka sqaruar se bëhej fjalë për një gabim administrativ: lojtari e kishte marrë vetëm një karton të verdhë gjatë lojës dhe më pas karton të kuq direkt pas përfundimit të takimit.
Megjithatë, korrigjimi i raportit nuk e shpëton Paredes nga pasojat.
Rasti i tij tashmë do të shqyrtohet nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, i cili do të vendosë nëse do të ketë një pezullim shtesë për sjelljen e tij pas finales.
Përplasja pas finales ka shkaktuar shumë reagime, pasi skenat mes lojtarëve argjentinas dhe spanjollë u konsideruan si një nga momentet më të diskutueshme të turneut.











