Nis ceremonia mbyllëse e Botërorit

Ka nisur ceremonia mbyllëse e Kupës së Botës 2026.
Të parët që kanë performuar janë ylli i mediave sociale “iShowSpeed” dhe Post Malone.
Është fillimi i asaj që do t’i ngjajë si një lloj koncerti në finalen e Kupës së Botës.
Para se të niste performanca, lojtarët e Argjentinës dhe Spanjës janë paraqitur në fushë, të cilët u pritën me duartrokitje të shikuesve që tashmë ndodhen në stadiumin “MetLife”.
Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës zhvillohet sonte nga ora 21:00./Periskopi/












