Mirë që u dënua Shpend Ahmeti, por PSE JO Donika Gërvalla dhe të tjerë të VV'së? - Çka ndodhi me ta

Mirë që u dënua Shpend Ahmeti, por PSE JO Donika Gërvalla dhe të tjerë të VV'së? - Çka ndodhi me ta

Se u është fryrë pasuria për 6 vite në pushtet, nuk ka dyshime. Por, akterë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin hezituar ta deklaronin pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Njëjtë si ta kishte vepruar edhe ish-krzetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, por që ky u dënua nga Gjykata me 2 vite burg e 5 mijë euro gjobë, ndërsa zyrtarë të pushtetit shpëtuan pa asnjë "therrë në këmbë", shkruan Periskopi.

Kush janë zyrtarët e VV që ishin akuzuar dhe u dënuan sa për sy e faqe?

Zv.kryeministrja dhe në atë kohë ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla kishte dal para Gjykatës, pasi ndaj të njëjtës në vitin 2023 ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për mosdeklarim të pasurisë.

Në vitin 2024 Gjykata e Prishtinës e pati shpallur të pafajshme zëvendëskryeministren Donika Gërvallën, nga akuza për mosdeklarim të pasurisë.

Shpallja e aktgjykimit u bë më 19.11.2024 nga gjyqtari Dibran Jusufi.

Gjyqtari tha se gjykata ka ardhur në përfundimin se vepra penale për të cilat akuzohet Gërvalla, nuk përbën vepër penale.

“Gjykata ka analizuar me vëmendje pretendimet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, por gjen që të njëjtat pretendime në asnjë provë të vetme nuk mund të vërtetohet se me veprimet e të akuzuarës janë përmbushur elementet e veprës penale ‘mosdeklarim i pasurisë’”- kishte thënë gjyqtari Jusufi.

Për mos deklarim të pasurisë lehtë kishte shpëtuar edhe ish ministrja e Industrisë Royeta Hajdari.

Ajo u dënua vetëm me 700 euro.

“E akuzuara R.H [Rozeta Hajdari] është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjobë në shumën 700 euro, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita kur ky Aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm”, thuhej në njoftimin e gjykatës,


Sipas gjykatës, Hajdari, në cilësinë e zyrtares së lartë publike, si ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë e Kosovës, duke qenë e vetëdijshme për detyrimin e saj ligjor, nuk e ka deklaruar pasurinë ashtu siç e kërkon Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik.


Me 500 euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë ishte dënuar edhe ish-deputeti i Verëvendosjes , Hidajet Hyseni.

Në arsyetimin e aktgjykimit ndaj Hysenit, thuhet se ai në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit ligjor në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit me rastin e marrjes se detyrës së deputetit.

Përveç Hajdarit, për veprën e njëjtë penale, më 5 dhjetor 2022 është dënuar me 500 euro gjobë edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Vlen të përmendet se kryeobligimit vjetor jo të gjithë iu përgjigjën pozitivisht. 62 zyrtarë publikë u gjobitën për vonesë në deklarimin e pasurisë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, 19 morën qortime, e 7 kallëzime penale përfunduan në Prokurori, pasi u evidentuan mospërputhje në deklarim.


Të ngjashme
Sezona e dasmave: ATK del me parlajamërim për restorantet, frizerkat e këngëtarët

Sezona e dasmave: ATK del me parlajamërim për restorantet, frizerkat e këngëtarët

Policia e Kosovës: Esat Shala është intervistuar si i dyshuar pasi personi që e ka përmendur ndihet i kanosur

Policia e Kosovës: Esat Shala është intervistuar si i dyshuar pasi personi që e ka përmendur ndihet i kanosur

A po bëhet gati Kurti të "lëshojë pe" për gjyqtarët dhe prokurorët serbë? - Kjo ishte tema kryesore e tij në takim me Sorensenin sot

A po bëhet gati Kurti të "lëshojë pe" për gjyqtarët dhe prokurorët serbë? - Kjo ishte tema kryesore e tij në takim me Sorensenin sot

Abazi 'sulmon' ashpër Ahmetin: Më ka borxh mijëra euro, është hajn, gënjeshtar dhe frikacak

Abazi 'sulmon' ashpër Ahmetin: Më ka borxh mijëra euro, është hajn, gënjeshtar dhe frikacak

Buzhala thotë se ka identifikuar personin prapa profilit të njohur në Facebook që linqon dhe shpif në favor të VV’se

Buzhala thotë se ka identifikuar personin prapa profilit të njohur në Facebook që linqon dhe shpif në favor të VV’se

13 vjet burgim për babain që tentoi ta vriste djalin e tij

13 vjet burgim për babain që tentoi ta vriste djalin e tij

Valdete Daka: Për t’i shmangur zgjedhjet e reja, Albin Kurti duhet t’ia japë Presidentin opozitës

Valdete Daka: Për t’i shmangur zgjedhjet e reja, Albin Kurti duhet t’ia japë Presidentin opozitës

Pas 7 orësh negociata me RENEA-n, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-të fejuarën kryen vetëvrasje

Pas 7 orësh negociata me RENEA-n, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-të fejuarën kryen vetëvrasje

Këto janë vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Këto janë vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Aksident mes dy veturave në Baicë të Istogut, 4 të lënduar

Aksident mes dy veturave në Baicë të Istogut, 4 të lënduar

Dy vetura nga Kosova përplasen në rrugën Shkup-Bllacë, lëndohen gjashtë persona

Dy vetura nga Kosova përplasen në rrugën Shkup-Bllacë, lëndohen gjashtë persona

Ky është i dyshuari turk i arrestuar për krime lufte në Masakrën e Krushës

Ky është i dyshuari turk i arrestuar për krime lufte në Masakrën e Krushës

0:000:00