Mbi 35 mijë gjoba në vetëm gjashtë muaj, ja sa shoferëve iu ndalua patentëshoferi në Pejë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se gjatë periudhës 1 janar-30 qershor të vitit 2026 janë shqiptuar 35 mijë e 265 gjoba.
Përmes një komunikate për media nga Policia e Pejës përveç gjobave janë shqiptuar edhe 1 mijë e 632 masa të mbrojtjes të ndalimit automjetit me kohëzgjatje nga tre muaj deri në një vit, po ashtu edhe 3 mijë e 47 shofërve janë shqiptuar edhe pikë negative
"Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes stacioneve policore dhe Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor, në kuadër të zbatimit të aktiviteteve operative dhe masave për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, gjatë periudhës 01.01.2026 - 30.06.2026, duke zbatuar legjislacionin në fuqi në fushën e komunikacionit rrugor, ka ndërmarrë masa ndaj shkelësve të rregullave të trafikut si në vijim:
- Janë shqiptuar 35,265 gjoba për kundërvajtje në komunikacion.
- Janë shqiptuar 1,632 gjoba me masa mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit, në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh deri në një (1) vit.
- Janë shqiptuar 3,047 gjoba me pikë negative, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi", thuhet në komunikatë.
Në njoftim tutje thuhet se këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të Policisë për zbatimin e ligjit, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
"Meqenëse ndodhemi në sezonin veror, kur shënohet rritje e ndjeshme e qarkullimit të automjeteve dhe e numrit të pjesëmarrësve në trafik, Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve, motoçiklistëve, çiklistëve dhe këmbësorëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të shmangin drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes", thuhet në komunikatë,
Komunikata e plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes stacioneve policore dhe Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor, në kuadër të zbatimit të aktiviteteve operative dhe masave për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, gjatë periudhës 01.01.2026 - 30.06.2026, duke zbatuar legjislacionin në fuqi në fushën e komunikacionit rrugor, ka ndërmarrë masa ndaj shkelësve të rregullave të trafikut si në vijim:
- Janë shqiptuar 35,265 gjoba për kundërvajtje në komunikacion.
- Janë shqiptuar 1,632 gjoba me masa mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit, në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh deri në një (1) vit.
- Janë shqiptuar 3,047 gjoba me pikë negative, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të Policisë për zbatimin e ligjit, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Meqenëse ndodhemi në sezonin veror, kur shënohet rritje e ndjeshme e qarkullimit të automjeteve dhe e numrit të pjesëmarrësve në trafik, Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve, motoçiklistëve, çiklistëve dhe këmbësorëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të shmangin drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët. Prandaj, ftojmë të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë, të respektojnë ligjin dhe të raportojnë çdo shkelje apo sjellje që rrezikon sigurinë në rrugë.
Së bashku mund të kontribuojmë për rrugë më të sigurta dhe për ruajtjen e jetës së çdo pjesëmarrësi në trafik.












