“Liri për çlirimtarët”, Zara ‘frymon’ kuq e zi, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët”, Zara ‘frymon’ kuq e zi, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Dhjetëra shqiptarë janë mbledhur të dielen në Zarë të Kroacisë në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kërkuar drejtësi në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në protestë mori pjesë edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili tha se tubimi është organizuar për të kundërshtuar, sipas tij, padrejtësitë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“E kemi këtë protestë në Zarë, për padrejtësitë, liri për çlirimtarët, rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit”, deklaroi Gucati.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit brohoritën vazhdimisht “UÇK, UÇK”, ndërsa mbanin flamuj kuqezi dhe shprehën mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK-së.


Protesta u organizua nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) kishte bërë të ditur më herët se e mbështet këtë organizim, duke u bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të marrin pjesë për të shprehur solidaritetin me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta vjen pasi trupi gjykues në Dhomat e Specializuara ka caktuar 16 shtatorin, në orën 10:00, si datë për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas vendimit të trupit gjykues, data e shpalljes së aktgjykimit është shtyrë për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara gjatë procesit gjyqësor.

Protesta të ngjashme janë mbajtur në Shqipëri, në Maqedoni të Veriut dhe në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë thënë fjalët e tyre përfundimtare më 18 shkurt të këtij viti.

Ata edhe një herë janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./KosovaPress

Të ngjashme
E rëndë: 46 vjeçarja vdes në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë

E rëndë: 46 vjeçarja vdes në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë

25 vjeçarja nga Kosova përfshihet në një aksident të rëndë në Austri, shoferi përball ishte i dehur dhe pa patentë

25 vjeçarja nga Kosova përfshihet në një aksident të rëndë në Austri, shoferi përball ishte i dehur dhe pa patentë

Pse shumë imigrantë po largohen prapë nga Gjermania?

Pse shumë imigrantë po largohen prapë nga Gjermania?

Dramë e madhe në Azteca, Anglia me 10 lojtarë fiton me shumë vuajtje ndaj Meksikës – Bellingham ylli i mbrëmjes

Dramë e madhe në Azteca, Anglia me 10 lojtarë fiton me shumë vuajtje ndaj Meksikës – Bellingham ylli i mbrëmjes

Certifikimi i rezultateve, KQZ po pret vendimet e Supremes

Certifikimi i rezultateve, KQZ po pret vendimet e Supremes

HAALAD! Sulmuesi norvegjez i jashtëzakonshëm, shënon golin e dytë

HAALAD! Sulmuesi norvegjez i jashtëzakonshëm, shënon golin e dytë

Shënon Haaland, Norvegjia në epërsi ndaj Brazilit

Shënon Haaland, Norvegjia në epërsi ndaj Brazilit

Kryeparlamentari iranian, zyrtarëve të Hezbollahut: Mbështetja për Libanin mbetet vijë e kuqe

Kryeparlamentari iranian, zyrtarëve të Hezbollahut: Mbështetja për Libanin mbetet vijë e kuqe

Alarmon Koci: Kosovari pretendon se u kërcënua dhe pagoi 2 mijë euro në kufirin me Serbinë

Alarmon Koci: Kosovari pretendon se u kërcënua dhe pagoi 2 mijë euro në kufirin me Serbinë

Falenderimi publik i pastorit amerikan për Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme

Falenderimi publik i pastorit amerikan për Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme

Bujqit ankohen për çmimin e ulët të grurit, këtë vit pritet prodhimtari më e lartë

Bujqit ankohen për çmimin e ulët të grurit, këtë vit pritet prodhimtari më e lartë

ORL-ja me vetëm 9 specialistë, Oda e Mjekëve alarmon për situatën

ORL-ja me vetëm 9 specialistë, Oda e Mjekëve alarmon për situatën

0:000:00