Bujqit ankohen për çmimin e ulët të grurit, këtë vit pritet prodhimtari më e lartë

Bujqit ankohen për çmimin e ulët të grurit, këtë vit pritet prodhimtari më e lartë

120 hektarë grurë. Kjo është sasia e mbjellur këtë vit, nga bujku Valon Mehapi në fshatin Suhodoll të Lipjanit.

Në disa rajone të Kosovës, korrje-shirjet tashmë kanë filluar, e në disa pjesë do të nevojiten edhe pak ditë.


“Tani jemi duke i përcjellur parcelat me profën Imer Rusinovci, i cili na tregon se edhe sa ditë mundemi me startu me korrjen, për mos me pas telashe me çështjen e lagështisë. Shifet që këtë vit hektoliti i grurit është ma i mirë se ai i vitit të kaluar, për arsye kushtet klimatike. Gruri është shumë ma i mirë se i viteve tjera”, shprehet Mehapi.

Përkundër vullnetit për punë, Mehapi thotë se është përballur me shumë sfida.

Ndër to çmimi i ulët i shitjes.

“Është e turpshme me çfarë gjendje ka ardhë gjendja e bujkut, me çfarë çmime të larta e kemi mbjellë, me çfarë çmime të larta kemi ardhë deri këtu, edhe mos me mujtë ne me i marrë paret të cilat i ke investu. Do të thotë ki me marrë ma pak se sa që i ke investu. Ku do të shkojmë kështu dhe ku do të dalim kështu si shoqni? Unë nuk po muj me kuptu”, thotë ai.

Bujqit si Mehapi që mirren me mbjelljen e grurit, profesori Imer Rusinovci thotë se duhet të përkrahen maksimalisht nga shteti.


“I sugjeroj Qeverisë së Kosovës, përkatësisht dikasterit përkatës, që kjo kulturë, që është gruri, pra kulturë strategjike, që nuk diskutohet roli, rëndësia dhe fundamenti i saj, të përkrahet maksimalisht, sidomos edhe për produktivitet, sepse mendoj një herë e përgjithmonë që duhet të dallohet si prodhim strategjik në raport me kulturat e tjera që karakterizohen me përfitime të larta material”, thotë profesori i bujqësisë Imer Rusinovci.

Ai tregon se këtë vit prodhimtaria pritet të jetë më e lartë se ajo e vitit të kaluar.

“Pres një prodhimtari goxha të mirë të këtij viti. Mund të jetë diçka më e lartë se sa vitin e kaluar, por në veçanti për peshën hektolitare ose për randamentin e miellit, sepse të gjitha mostrat që i kemi realizuar këto tri-katër ditë që ka filluar, do të thotë në Prizren dhe Suharekë, po përkojnë me standardin që duhet të jetë për industrinë e bluarjes. Por, si sasi e përgjithshme e grurit që do ta kemi në Kosovë nga këto ngastra kultivuese, do të jetë sërish e pamjaftueshme për t’i plotësuar kërkesat tona” vlerëson Rusinovci.

Përgjatë këtyre ditëve, ai theksoi se në gjithë Kosovën do të mund të filloj edhe korrja e grurit, pasi ka mbërritur standardi që duhet ta ketë gruri për deponim shkruan teve1, transmeton Periskopi.

Të ngjashme
ShBA pret që NATO të diskutojë sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

ShBA pret që NATO të diskutojë sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

28-vjeçari voziti 161 km/h në zonën 50, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj

28-vjeçari voziti 161 km/h në zonën 50, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj

Si u mbajtën të fshehur për vite 16 fëmijë brenda një dhome, ngjarja që tronditi SHBA-në

Si u mbajtën të fshehur për vite 16 fëmijë brenda një dhome, ngjarja që tronditi SHBA-në

Brazili – Norvegjia, formacionet zyrtare

Brazili – Norvegjia, formacionet zyrtare

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë, tubimit i bashkohen edhe personat që u liruan pasi u arrestuan të enjten

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë, tubimit i bashkohen edhe personat që u liruan pasi u arrestuan të enjten

Protesta në Zarë: Liria për çlirimtarët kërkohet në Kroaci

Protesta në Zarë: Liria për çlirimtarët kërkohet në Kroaci

Baraliu: Fokusi te zgjedhja e Presidentit, fituesi po tregohet indiferent

Baraliu: Fokusi te zgjedhja e Presidentit, fituesi po tregohet indiferent

Një grua në Prizren dhe një burrë në Dragash gjenden të vdekur në orët e pasditës, Policia jep detaje për rastet

Një grua në Prizren dhe një burrë në Dragash gjenden të vdekur në orët e pasditës, Policia jep detaje për rastet

Heroi i Botërorit 2026, Vozinha po tërheq interesim nga një klub shokues në moshën 40-vjeçare

Heroi i Botërorit 2026, Vozinha po tërheq interesim nga një klub shokues në moshën 40-vjeçare

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 ende aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 ende aktive

Sfera të mistershme shfaqen në një plazh të Australisë, nisin hetimet

Sfera të mistershme shfaqen në një plazh të Australisë, nisin hetimet

Netanyahu mohon raportimet: Trump nuk i kërkoi Izraelit të ndalte operacionet kundër tuneleve në Liban

Netanyahu mohon raportimet: Trump nuk i kërkoi Izraelit të ndalte operacionet kundër tuneleve në Liban

0:000:00