Alarmon Koci: Kosovari pretendon se u kërcënua dhe pagoi 2 mijë euro në kufirin me Serbinë

Alarmon Koci: Kosovari pretendon se u kërcënua dhe pagoi 2 mijë euro në kufirin me Serbinë

Avokati Arianit Koci ka bërë publik rrëfimin e një qytetari nga Kosova, i cili pretendon se është përballur me kërcënime dhe zhvatje gjatë kalimit nëpër pikën kufitare Batrovci/Bajakovo në dalje nga Serbia.

Sipas Kocit, qytetari me emrin Illir e ka kontaktuar të dielën në mbrëmje, ndërsa ai ka bërë të ditur se ia ka verifikuar identitetin dhe posedon dokumentet e tij. Megjithatë, avokati thekson se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.

“Sonte më kontaktoi Illiri, një qytetar nga Kosova, identitetin e të cilit e kam verifikuar dhe dokumentet e tij i kam në posedim”, shkroi Koci.

Sipas pretendimeve të qytetarit, ai dhe familja e tij janë ndaluar rreth orës 16:30 gjatë daljes nga Serbia dhe janë dërguar në një hapësirë brenda zonës kufitare, ku janë kontrolluar nga disa policë. Ai pretendon se gjatë kontrollit janë ekzaminuar edhe telefonat e familjes dhe fotografitë e ruajtura në to.

Gjithnjë sipas rrëfimit të tij, pasi në telefonat e fëmijëve janë gjetur fotografi me flamurin shqiptar dhe të UÇK-së, policët e kanë kërcënuar me arrestim dhe paraburgim në Beograd, duke i thënë se fëmijët do të mbeteshin vetëm nëse nuk paguante 2.000 euro.

“Sipas rrëfimit të tij, nga frika, ua ka dhënë policëve 2.000 euro”, tha Koci.

Avokati theksoi se pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, por shtoi se, nëse ato rezultojnë të jenë të sakta, bëhet fjalë për një rast tejet serioz.

“Nëse këto pretendime janë të sakta, bëhet fjalë për një ngjarje jashtëzakonisht serioze”, u shpreh ai.

Koci u bëri thirrje qytetarëve që pretendojnë se kanë përjetuar trajtim të ngjashëm gjatë kalimit nëpër Serbi ta kontaktojnë atë, stacionin më të afërt policor dhe Ambasadën e Kosovës në shtetin ku jetojnë.

“Nëse rezulton se ka raste të tjera me elemente të njëjta, ato duhet të dokumentohen dhe të ndiqen përmes rrugëve ligjore”, përfundoi Koci.



Të ngjashme
Bujqit ankohen për çmimin e ulët të grurit, këtë vit pritet prodhimtari më e lartë

Bujqit ankohen për çmimin e ulët të grurit, këtë vit pritet prodhimtari më e lartë

ORL-ja me vetëm 9 specialistë, Oda e Mjekëve alarmon për situatën

ORL-ja me vetëm 9 specialistë, Oda e Mjekëve alarmon për situatën

ShBA pret që NATO të diskutojë sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

ShBA pret që NATO të diskutojë sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

28-vjeçari voziti 161 km/h në zonën 50, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj

28-vjeçari voziti 161 km/h në zonën 50, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj

Si u mbajtën të fshehur për vite 16 fëmijë brenda një dhome, ngjarja që tronditi SHBA-në

Si u mbajtën të fshehur për vite 16 fëmijë brenda një dhome, ngjarja që tronditi SHBA-në

Brazili – Norvegjia, formacionet zyrtare

Brazili – Norvegjia, formacionet zyrtare

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë, tubimit i bashkohen edhe personat që u liruan pasi u arrestuan të enjten

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë, tubimit i bashkohen edhe personat që u liruan pasi u arrestuan të enjten

Protesta në Zarë: Liria për çlirimtarët kërkohet në Kroaci

Protesta në Zarë: Liria për çlirimtarët kërkohet në Kroaci

Baraliu: Fokusi te zgjedhja e Presidentit, fituesi po tregohet indiferent

Baraliu: Fokusi te zgjedhja e Presidentit, fituesi po tregohet indiferent

Një grua në Prizren dhe një burrë në Dragash gjenden të vdekur në orët e pasditës, Policia jep detaje për rastet

Një grua në Prizren dhe një burrë në Dragash gjenden të vdekur në orët e pasditës, Policia jep detaje për rastet

Heroi i Botërorit 2026, Vozinha po tërheq interesim nga një klub shokues në moshën 40-vjeçare

Heroi i Botërorit 2026, Vozinha po tërheq interesim nga një klub shokues në moshën 40-vjeçare

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 ende aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 ende aktive

0:000:00