Lajmet për ‘punë të jashtëligjshme’, Xhensila reagon për herë të parë

Lajmet për ‘punë të jashtëligjshme’, Xhensila reagon për herë të parë

Së fundmi, në media kanë qarkulluar lajme që aludojnë për përfshirjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj në një skemë të dyshuar të pastrimit të parave.

Sipas këtyre pretendimeve, në mars të vitit 2026 dyshohet se të ardhura nga aktivitete të paligjshme janë riinvestuar përmes blerjes së një qendre dermoestetike në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, konkretisht subjektit “Silabel”, klinikë kjo e lidhur me këngëtaren, për të vijuar më pas aktivitetin me një emërtim tjetër.

Pas qarkullimit të këtyre lajmeve, Xhensila ka reaguar ashpër përmes një deklarate publike në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat, duke u shprehur se portalet dhe faqet që kanë shpërndarë këto lajme të pavërteta me emrin e saj, thjesht kanë keqinformuar opinionin publik.

Në deklaratën e saj, këngëtarja ka sqaruar qartë pozicionin e saj në raport me institucionet e drejtësisë, raporton Prive.al, transmeton Periskopi.

“Sqaroj qartë se nuk jam subjekt i asnjë hetimi nga SPAK,” shkruan ajo, duke theksuar se çdo pretendim i kundërt është tërësisht i rremë, i pabazuar dhe i cenon rëndë figurën, dinjitetin dhe reputacionin.

Në mbyllje të reagimit, këngëtarja u ka bërë thirrje të gjitha mediave që të verifikojnë faktet përpara se të publikojnë lajme të tilla.

Ajo ka paralajmëruar prerë se për çdo shpifje që vazhdon të shpifë dhe të publikojë informacione të pavërteta që dëmtojnë imazhin e saj, do të përballet me drejtësinë dhe do të ndiqet në të gjitha rrugët ligjore./Periskopi/



Të ngjashme
I publikohen fotografi nga e kaluara, reagon Dolce: Edhe në ëndërr po iu dal

I publikohen fotografi nga e kaluara, reagon Dolce: Edhe në ëndërr po iu dal

Blanco, artisti që do të performojë këtë vit në Sunny Hill Festival, ka përfaqësuar Italinë në Eurovision

Blanco, artisti që do të performojë këtë vit në Sunny Hill Festival, ka përfaqësuar Italinë në Eurovision

Vdes Bonnie Tyler, ikona e muzikës pop të viteve 80-ta dhe zëri i “Total Eclipse of the Heart”

Vdes Bonnie Tyler, ikona e muzikës pop të viteve 80-ta dhe zëri i “Total Eclipse of the Heart”

Justin Bieber i bashkohet spektaklit historik të finales së Botërorit

Justin Bieber i bashkohet spektaklit historik të finales së Botërorit

G-Bani përsëri kunjë Gjestit: Edi Rama nuk di çka flet, si me dëgju Gjestin

G-Bani përsëri kunjë Gjestit: Edi Rama nuk di çka flet, si me dëgju Gjestin

Sunny Hill – historia e një festivali që nisi nga ëndrra dhe u bë global

Sunny Hill – historia e një festivali që nisi nga ëndrra dhe u bë global

Me fustan elegant, Aida Doçi rrëmben vëmendjen në paraqitjen e fundit

Me fustan elegant, Aida Doçi rrëmben vëmendjen në paraqitjen e fundit

E dashura e Haaland: Në fillim më pëlqeu shoku i tij, por ndryshova mendje

E dashura e Haaland: Në fillim më pëlqeu shoku i tij, por ndryshova mendje

Dua Lipa shënon rekord të ri në Spotify

Dua Lipa shënon rekord të ri në Spotify

Zana i del në mbështetje Julit: E ka çu veprimin në tjetër nivel

Zana i del në mbështetje Julit: E ka çu veprimin në tjetër nivel

Filmi kosovar “Shame and Money” fiton çmimin CineMasters Award në Filmfest München

Filmi kosovar “Shame and Money” fiton çmimin CineMasters Award në Filmfest München

“Coachella” e Ballkanit: Si festivali “Sunny Hill” e vendosi Kosovën në hartën globale të udhëtimit

“Coachella” e Ballkanit: Si festivali “Sunny Hill” e vendosi Kosovën në hartën globale të udhëtimit