Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e imamit në fshatin Zlipotok të Dragashit.

“Sipas kërkesës, i pandehuri B.H., më 29.06.2026, rreth orës 23:00, në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.T.

Sipas hetimeve të deritanishme, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe viktimës lidhur me shfrytëzimin e një prone (livadhi). I pandehuri B.H., i ka shkaktuar viktimës lëndime me mjet të mprehtë (thikë), si pasojë e të cilave G.T., ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, B.H., ka kryer veprën penale "Vrasja e rëndë" nga neni 173, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, i pandehuri I.H., (babai i të pandehurit B.H.) dyshohet se, edhe pse ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofrojë ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t'i ofruar ndihmë viktimës, e cila ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën. Me këto veprime, I.H., ka kryer veprën penale "Mosdhënia e ndihmës" nga neni 188, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, bën të ditur Prokuroria.

Njoftimi i plotë:

Kërkohet paraburgim ndaj dy të pandehurve lidhur me rastin e vrasjes në Zlipotok të Dragashit Prizren, 01 Korrik 2026 – Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.H., dhe I.H., lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit. Sipas kërkesës, i pandehuri B.H., më 29.06.2026, rreth orës 23:00, në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.T. Sipas hetimeve të deritanishme, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe viktimës lidhur me shfrytëzimin e një prone (livadhi). I pandehuri B.H., i ka shkaktuar viktimës lëndime me mjet të mprehtë (thikë), si pasojë e të cilave G.T., ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, B.H., ka kryer veprën penale "Vrasja e rëndë" nga neni 173, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, i pandehuri I.H., (babai i të pandehurit B.H.) dyshohet se, edhe pse ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofrojë ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t'i ofruar ndihmë viktimës, e cila ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën. Me këto veprime, I.H., ka kryer veprën penale "Mosdhënia e ndihmës" nga neni 188, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Prizren vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin. /Periskopi

Të ngjashme
Ekstradohet nga Kosova në Gjermani i kërkuari për trafikim me narkotikë

Ekstradohet nga Kosova në Gjermani i kërkuari për trafikim me narkotikë

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen

Rezultati i zgjedhjeve, PZAP i refuzon të gjitha ankesat

Rezultati i zgjedhjeve, PZAP i refuzon të gjitha ankesat

Legjenda Neuer thyen heshtjen: Ky përfundim dhemb shumë

Legjenda Neuer thyen heshtjen: Ky përfundim dhemb shumë

SHBA-të dhe Irani fillojnë bisedime teknike për të siguruar marrëveshje paqeje dhe rifillimin e transportit detar

SHBA-të dhe Irani fillojnë bisedime teknike për të siguruar marrëveshje paqeje dhe rifillimin e transportit detar

Dashmir Miftari i “Veda Petrol” – ky është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftëtarëve

Dashmir Miftari i “Veda Petrol” – ky është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftëtarëve

Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë

Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë

Mjekësia Ligjore mbërrin në Liqenin e Batllavës, pas gjetjes së trupit të 25-vjeçarit Lirim Ruhani

Mjekësia Ligjore mbërrin në Liqenin e Batllavës, pas gjetjes së trupit të 25-vjeçarit Lirim Ruhani

Shoqata e Naftëtarëve: Të arrestuarit nuk i përfaqësojnë të gjithë operatorët

Shoqata e Naftëtarëve: Të arrestuarit nuk i përfaqësojnë të gjithë operatorët

BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze

BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze

U arrestuan 9 persona e sekuestruan para e vetura – Prokuroria i publikon pamjet e operacionit

U arrestuan 9 persona e sekuestruan para e vetura – Prokuroria i publikon pamjet e operacionit

A e dini se cilat janë dhjetë pasaportat më të fuqishme në botë?

A e dini se cilat janë dhjetë pasaportat më të fuqishme në botë?

0:000:00