Ambasadori Guerot mesazh partive: Gjejeni vetë kompromisin dhe daljen nga bllokimi

Ambasadori Guerot mesazh partive: Gjejeni vetë kompromisin dhe daljen nga bllokimi

Këtë të marte Ambasada e Francës në Kosovë organizoi Festën Kombëtare Franceze. Në fjalën e tij, ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, tha se shpresojnë që të kenë fishekzjarr për ta festuar fitoren e kombëtares së Francës ndaj Spanjës në futboll, teksa dha edhe porosi për partitë politike që të krijohen sa më shpejtë institucionet, raporton KosovaPress., transmeton Periskopi.

Të gjithë shpresojmë fishekzjarre të tjera sonte: një ndeshje me shumë gola në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Shpresoj që golat të jenë francezë. Duke filluar nga ora 21:00, ndeshja do të transmetohet në ekranet brenda dhe jashtë sallës dhe ju ftoj të qëndroni e ta ndjekim së bashku. Teksa po përgatisja këtë fjalim të shkurtër, kërkova fjalimin tim të vitit të kaluar për të gjetur frymëzim. Aty hasa një paragraf që, për fat të keq, ndiej detyrimin ta përsëris: Është një mesazh i drejtuar me respekt udhëheqësve politikë të Kosovës. Për të nënshkruar marrëveshje me ju dhe për t’i zbatuar ato, ne kemi nevojë për institucione funksionale. Qeveritë mike të Kosovës, përfshirë edhe Qeverinë franceze, në emër të së cilës po flas, kanë nevojë për partnerë me të cilët mund të ecin përpara dhe ta shoqërojnë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Prandaj, më lejoni t’u bëj një thirrje të gjithë liderëve politikë të këtij vendi, pa përjashtim, pavarësisht partisë së cilës i përkasin apo komunitetit që përfaqësojnë. Një thirrje që ta gjejnë vetë rrugën e kompromisit, ta gjejnë vetë daljen nga situata e bllokimit, me të cilën asnjë qytetar nuk është i kënaqur. Një thirrje që të gjejnë rrugët për një funksionim gjithëpërfshirës të institucioneve të Kosovës. Ky ishte mesazhi im i vitit të kaluar. Pas një viti dhe dy palë zgjedhjesh, ky mesazh mbetet aktual”, tha Guerot.

Ambasadori i Francës paralajmëroi një vizitë të një anëtari të qeverisë franceze në Prishtinë, duke thënë se kjo ngjarje do të shënojë fillimin e një procesi të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik.

I nderuar Kryeministër, ju jeni pritur në Pallatin Élysée dhe ne po punojmë me ekipet tuaja për vizitën e një anëtari të Qeverisë franceze në Prishtinë, në të ardhmen e afërt. Jam i bindur se kjo vizitë do të shënojë fillimin e një procesi në të cilin Franca do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.


Franca në Kosovë është, si kudo në botë, një partner i angazhuar, i vendosur, i besueshëm dhe solidar.

Franca bart në Kosovë të njëjtat vlera dhe bindje që mbron në Evropë dhe kudo tjetër në këtë botë të ashpër. Ne jemi krenarë për përkushtimin tonë ndaj së drejtës ndërkombëtare, drejtësisë ndërkombëtare dhe multilateralizmit”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Franca e ka formësuar botën, jo vetëm përmes politikës, por edhe përmes letërsisë, filozofisë, shkencës, artit e diplomacisë.

Të ngjashme
PORROOOOOOOO, Spanja realizon golin e dytë ndaj Francës

PORROOOOOOOO, Spanja realizon golin e dytë ndaj Francës

Trump detyrohet t’i paguajë E. Jean Carroll 5 milionë dollarë dëmshpërblim

Trump detyrohet t’i paguajë E. Jean Carroll 5 milionë dollarë dëmshpërblim

Shqipëria përmbyll kapituj të rinj me BE-në, Haradinaj: Kosova po vazhdon të ngecë

Shqipëria përmbyll kapituj të rinj me BE-në, Haradinaj: Kosova po vazhdon të ngecë

Hapja dhe mbyllja e kapitujve për Ukrainën, Moldavinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, Costa: Momentumi i zgjerimit më i fuqishmi ndër vite

Hapja dhe mbyllja e kapitujve për Ukrainën, Moldavinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, Costa: Momentumi i zgjerimit më i fuqishmi ndër vite

OYYYARZABAAAAL, Spanja merr avantazhin ndaj Francës

OYYYARZABAAAAL, Spanja merr avantazhin ndaj Francës

Dokumenti i CIA-s: Në vitin 1993 SHBA paralajmëronte se Serbia synonte spastrimin etnik të Kosovës dhe destabilizimin e Ballkanit

Dokumenti i CIA-s: Në vitin 1993 SHBA paralajmëronte se Serbia synonte spastrimin etnik të Kosovës dhe destabilizimin e Ballkanit

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën

Sveçla shpall “persona non grata” ministren serbe Snezana Paunoviq

Sveçla shpall “persona non grata” ministren serbe Snezana Paunoviq

Rama për deklaratën e ministres serbe: Institucionet e Kosovës të reagojnë me qartësi, reagimi nuk është zgjedhje politike por përgjegjësi shtetërore

Rama për deklaratën e ministres serbe: Institucionet e Kosovës të reagojnë me qartësi, reagimi nuk është zgjedhje politike por përgjegjësi shtetërore

Bushati i reagon ministres serbe: Gjuhë e rrezikshme, në Evropë nuk ka vend kjo retorikë

Bushati i reagon ministres serbe: Gjuhë e rrezikshme, në Evropë nuk ka vend kjo retorikë

Franca – Spanja, formacionet zyrtare

Franca – Spanja, formacionet zyrtare

Spanja ka një “hajmali” të veçantë: Pse vëllau i Lamine Yamal mund t’i sjellë fat atyre ndaj Francës?

Spanja ka një “hajmali” të veçantë: Pse vëllau i Lamine Yamal mund t’i sjellë fat atyre ndaj Francës?

0:000:00